Kthimi i ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë
Autori: Gazeta inFokus
09:29 | 23 Tetor 2026
Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili ka kritikuar vendimin e kësaj partie për të kërkuar nga presidentja që ligji për Specialen të kthehet në kuvend, ka vlerësuar se largimi i Bedri Hamzës një ditë më parë nga posti i kryetarit të partisë lidhet me këtë çështje.
Haxhiu ka thënë se po shihet që Bedri Hamza nuk është pajtuar me këtë.
“Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë, sigurisht që as ai nuk është pajtuar me këtë që me ju drejtua presidentes dhe e ka pa të nevojshme që ta zgjedh rrugën e tij në këtë moment. Dorëheqja ka qenë një ditë përpara, ndërsa kërkesa për kthim të ligjit vjen një ditë pas, atëherë shihet se Bedriu nuk ka pranuar që të adresohet kjo kërkesë të presidentja dhe ka hap rrugë që të tjerët ta bëjnë atë”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
I pyetur për çështjen e garës së kryetarit të partisë dhe se çështja e ligjit mund të ketë ndërlidhje më këtë, ai ka thënë se ambicia e askujt nuk mund të jetë më e rëndësishme se beteja për mbrojtjen e luftës së UÇK-së.
“Mendoj që përtej çdo ambicie të çdo kujt që mund të ketë për ta udhëhequr PDK-në, kauza jonë për UÇK-në dhe mbrojtjen e luftës së saj është më e madhe se çdo individë kushdo dhe çfarë do ambicieje që mund të ketë”, është shprehur Haxhiu.
Sipas tij, kryesia e PDK-së ka humbur besimin pas këtij veprimi dhe duhet një kryesi e re.
Haxhiu ka thënë se nëse ka pasur kërkesë për rishqyrtim të ligjit do duhej treguar opinionit dhe protestuesve.
Presidentja Shiroka-Pula ka kthyer për rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara për këkresës së PDK-së.
Ndërsa, Përparim Gruda udhëheqës i grupit punues për hartimin e këtij ligji ka thënë se nuk ka asnjë gabim në këtë ligj.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































