Kthehet në rigjykim rasti ndaj zyrtarit policor lidhur me akuzën për ushtrim ndikimi
Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 10 September 2023
Gjykata e Apelit me 22 gusht 2023 e ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj Isa Jasharit, i cili më 15 shkurt 2023, ishte liruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, lidhur me akuzën për “Ushtrim ndikimi”.
Ky vendim i Apelit, është marrë nga kolegji i gjyqtarëve me kryetar Bashkim Hysenin dhe anëtarë gjykatësit Vaton Durguti dhe Burim Ademi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.1081/20 të datës 21 janar 2023 dhe çështja kthehet në rigjykim”, thuhet në vendim.
Në vendimin e Apelit, thuhet se pasi që është analizuar aktgjykimi është gjetur se i njëjti është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale që garantojnë për një gjykim të drejtë dhe të ligjshëm.
“Gjykata e Apelit, pasi analizoi aktgjykimin e ankimuar së bashku me shkresat e lëndës, duke i vlerësuar pretendimet ankimore, dhe sipas detyrës zyrtare, gjeti se aktgjykimi i ankimuar është përfshirë me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 paragrafi pika 2.1 dhe 2.7 të ndërlidhura me nenin 307 dhe 360 të KPPPK-së, shkelje këto të cilat knë ndikuar në marrjen e aktgjykimit të ligjshëm dhe të drejtë e për të cilat aktgjykimi i ankimuar juridikisht është i përqendruar dhe detyrimisht duhet anuluar”, thuhet tutje në vendim.
Apeli ka gjetur se ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është e bazuar lidhur me atë se dëshmitë e dëshmitarëve Naim Meholli, Rizam Shaqiri dhe Bedri Shala, nuk u janë lexuar në shqyrtime gjyqësore.
Gjithashtu, shkalla e dytë ka gjetur se pasi që është bërë ndryshimi i përbërjes së trupit gjykues, çështja penale është dashur të fillojë rishtazi dhe se sërish është dashur të dëgjohen dëshmitarët Naim Meholli, Rizam Shaqiri dhe Bedri Shala.
Andaj, pas këtyre gjetjeve Apeli ka theksuar se aktgjykimi i Themelores është i paqëndrueshëm dhe si i tillë duhet anuluar.
“Nga arsyet e sipër cekura aktgjykimi i ankimuar juridikisht është i paqëndrueshëm dhe si i tillë është dashtë të anulohet dhe çështja t’i kthehet gjykatës shkallës së parë për rigjykim, pasi që aktgjykimi ishte i bazuar në provat të cilat nuk ishin administruar në shqyrtimin gjyqësor dhe me këtë aktgjykim ishte në kundërshtim me nenin 360 paragrafi 1 i KPP-së”, theksohet në vendim.
Në fund, Apeli ka obliguar Themeloren që gjatë rigjykimit të eliminojë të gjitha shkeljet dhe të bëjë administrimin e të gjitha provave në pajtim me dispozitat ligjore.
“Në rigjykim, gjykata e shkallës së parë duhet të veprojë në pajtim me vërejtjet e lartcekura, t’i eliminoi të gjitha shkeljet e cekura, t’i administrojë të gjitha provat në pajtim me dispozitat ligjore të KPP-së dhe të njëjtat t’i vlerësoj në pajtim me dispozitën e nenit 369 t KPPRK-së dhe varësisht nga rezultati i vlerësimit të provave të nxjerr konkluzione të drejta dhe të ligjshme e të bazuara në provat e administruara, të marrë vendim të drejtë”, thuhet në vendim.
Në seancën e 10 shkurtit 2023 kur edhe u dha fjala përfundimtare, prokurori Bashkim Zeqaj, bëri rikualifikimin e veprës penale nga ajo e marrjes së ryshfetit në veprën penale “Ushtrim ndikimi”.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, në qershor të vitit 2020, e kishte ka shpallur fajtor zyrtarin policor të akuzuar për marrje ryshfeti, Isa Jashari, duke e dënuar me pesë muaj burgim me kusht, i cili dënim nuk do të ekzekutohej nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti dhe ndaj tij ishte shqiptuar dënim me gjobë në lartësi prej 300 euro.
Ndërsa, Gjykata e Apelit në nëntor 2020, kishte aprovuar ankesën e të akuzuarit dhe sipas detyrës zyrtare kishte anuluar aktgjykimin e shkallës së parë dhe çështjen e ka kthyer në rigjykim.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 23 janar 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Isa Jasharit, me pretendimet se i njëjti, më 10 maj 2017, rreth orës 14:30 në lokalin “Eni” në Fushë-Kosovë, ka kërkuar dhe pastaj pranuar nga e dëmtuara L.I, shumën prej 110 euro, në emër të kryerjes së një rasti civil në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, dega Skenderaj.
Sipas aktakuzës, këto para të pranuara nga e dëmtuara, i akuzuari i ka marrë me qëllim që personi zyrtar në gjykatën në fjalë, të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, në një rast ku e dëmtuara ishte e përfshirë si palë në një procedurë, e ku sipas aktakuzës, i akuzuari i kishte premtuar asaj këtë rast do t’ia kryente brenda tre ditësh.
Mirëpo, sipas Prokurorisë, i akuzuari i kishte shkëputur pastaj të gjitha kontaktet me të dëmtuarën, derisa e njëjta kishte paraqitur rastin në polici.
Krejt këto veprime, siç thuhet në aktakuzë, i akuzuari Jashari i kishte ndërmarrë nga pozita e zyrtarit policor duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar dhe duke i tejkaluar kompetencat e tij dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare të tij, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose personin tjetër./BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...