Kryeziu: Vota preferenciale duhet të hiqet nga sistemi zgjedhor dhe ta zëvendësojmë me votimin “një kandidat – një votë”
Autori: Gazeta inFokus
10:01 | 26 June 2026
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka kërkuar ndryshime në Ligjin për Zgjedhjet, duke propozuar heqjen e votës preferenciale dhe zëvendësimin e saj me sistemin “një kandidat – një votë”, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një reagimi publik, Kryeziu tha se ankesat e paraqitura nga dy kandidatët e PDK-së, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, lidhur me votat e tyre brenda partisë, kanë shtyrë certifikimin e rezultatit zgjedhor deri në përfundimin e të gjitha procedurave ligjore.
Ai vlerësoi se, deri në këtë fazë, procesi është duke u zhvilluar në përputhje me ligjin, por theksoi se raste të tilla po nxjerrin në pah mangësitë e sistemit aktual zgjedhor.
“Problemi më i madh që po shfaqet gjithnjë e më shpesh duhet të adresohet me ndryshim të ligjit zgjedhor. Në mes tjerash, duhet ta heqim votën preferenciale dhe ta zëvendësojmë me votimin ‘një kandidat – një votë'”, ka shkruar Kryeziu.
Sipas tij, ky model do ta bënte procesin zgjedhor më të pastër, do të zvogëlonte përplasjet dhe grupimet brenda partive, do të shmangte vonesat në certifikimin e rezultateve dhe do ta forconte lidhjen e drejtpërdrejtë mes kandidatit dhe votuesit.
“Kjo mënyrë do ta pastrojë procesin zgjedhor, do të zvogëlojë përplasjet dhe grupimet brenda partive, do të shmangë vonesat në certifikimin e rezultateve dhe do ta forcojë lidhjen e drejtpërdrejtë mes kandidatit dhe votuesit.”
Kryeziu shtoi se ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet duhet të jetë një nga prioritetet kryesore, duke propozuar që listat zgjedhore të organizohen sipas modelit të zgjedhjeve lokale, ku secili qytetar voton vetëm një kandidat.

T� tjera
-
Inspektorët e sigurisë në KEK mbesin në këmbë – pa automjete i’u duhet të kontrollojnë 800 hektarë, dokumentet zbulojnë kushtet e rënda të punëtorëve në KEK
Jo vetëm punëtorët pa këpucë dhe çizme të reja pune për dy vjet e gjysmë, por...
-
“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës
Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë ...
-
Specialja i reklamon kushtet që i “gëzojnë” krerët e UÇK’së të dënuar në Hagë
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka re...
-
Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dy dyshohen për vrasje, dy tjerë dyshohen se ndihmuan
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin edhe të katër pers...
-
Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë ven...
-
Zbulohen katër emrat e të arrestuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
Ish vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Ze...
-
Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës
Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në G...
-
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit...
-
Vita kundërshton rezultatet e AUV-it: Analizat në Bullgari tregojnë se aflatoksina në qumësht është nën kufirin e lejuar
Qumështorja “Vita” ka reaguar lidhur me rezultatet e publikuara nga Agjencia ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, arrestohen vjehrra dhe kunati nën dyshimin për shtytje në vrasje!
Zhvillime të fuqishme në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Në mes...
-
Abdixhiku: Ju kam thënë, mos i dëgjoni sulmet ndaj LDK-së dhe deklaratat për vrasjet politike nuk ndalen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vra*në nga partnerët ose familjarët më 2025
Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose a...



































