Kryetarja e PE-së, Metsola: Ballkani Perëndimor i përket BE-së, Kosova dhe Serbia të zgjidhin çështjet e hapura
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 16 May 2023
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian dhe se kjo është një formulë fituese si për BE-në ashtu edhe për rajonin, dhe siç shtoi ajo, bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërlidhja e tyre janë kyçe. Vendet e rajonit, siç tha ajo, duhet të ndërmarrin hapa drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura dypalëshe.
“Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian. Është një formulë fituese si për BE-në ashtu edhe për rajonin. Rruga drejt anëtarësimit në BE është një mjet i fuqishëm për reforma, për ndryshime që sigurojnë demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin,” shkroi Metsola në Twitter.
Në një video-mesazh ajo kujtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kërkuan përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.
“Ju dëgjuam me zë të lartë dhe qartë. Kjo po zgjat shumë, por gjërat ende po ecin përpara. Bota po ndryshon dhe BE-ja po ndryshon bashkë me të. Ndër arritjet e fundit është miratimi i statusit të kandidatit për Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe se qytetarët e Kosovës nuk do të duhet të aplikojnë më për viza për të udhëtuar në zonën Shengen, por edhe Ballkani Perëndimor duhet të vazhdojë t’i përmbahet kritereve të anëtarësimit dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura dypalëshe. Bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor është kyç. Ndërlidhja përmes infrastrukturës, teknologjisë, dixhitalizimit, e gjithë kjo do të krijojë më shumë siguri”, tha Metsola.
Ajo shtoi se perspektiva e anëtarësimit në BE shërben si një nxitje e fortë për të çuar përpara reformat që janë kyçe për përmirësimin e qeverisjes, sundimin e ligjit dhe promovimin e lirisë së medias.
“Në rrugën drejt integrimit dhe reformës evropiane, më lejoni t’ju them se Parlamenti Evropian qëndron pranë atyre që duan t’i bashkohen projektit tonë të madh evropian të paqes dhe prosperitetit,” tha Metsola.
Të tjera
-
Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me shefen e grupit parlamentar...
-
KPK dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit i përgjigjen sulmeve të Hekuran Muratit: Synimet për të minuar punën e Prokurorisë Speciale do të dështojnë
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë re...
-
Rrạhu gruan dhe vajzën, arrestohet i dyshuari në Shtërpcë
Në Shtërpcë është arrestuar një person, pasi që në gjendje të dehur, dyshohet...
-
Kanosi dy gratë e familjes duke i kërkuar të dilnin nga shtëpia, dërgohet në mbajtje gjilanasi
Një burrë është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka kanosur dy femra koso...
-
Takimi i radhës në kuadër të dialogut, në dhjetor
Takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të ...
-
Osmani udhëton në Kolumbi për disa takime dhe inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi. ...
-
Vidhet vetura nga një punëtori në Graçanicë
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte në punëtori. ...
-
Dialogu, takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
Takimi i radhës Kosovë-Serbi mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhj...
-
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve
Nisja e punës së Komisionit të zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpej...
-
Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor H...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...