Kryetari i Vushtrrisë thotë se s’ka vend për panik – kërkon kujdes nga të gjithë
Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 26 March 2020
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë konfirmoi sot edhe tetë raste të reja me Covid-19, duke ngritur totalin në 79. Katër raste janë në Studime të Vushtrrisë, tre nga Prishtina dhe një me vendbanim në Llugagji të Pejës.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë përmes telefonit për KosovaPress, se nuk ka vend për panik.
“Nuk shoh vend për panik në Vushtrri, por duhet të kemi kujdes. Të gjitha masat e qeverisë dhe të shtabit emergjent jemi duke i zbatuar andaj shpresoj të kemi sukses në fund, të gjithë së bashku”, ka thënë Tahiri.
Për rastin që dje ka dalë pozitiv nga kjo komunë, Tahiri ka thënë se është kontakt i pacientit së parë, dhe se të njëjtit pacient nuk i janë marrë mostrat më datë 19 pasi nuk ka pasur shenja.
Ai ka theksuar se nuk po drejton akuza ndaj Institutit, apo institucioneve të tjera, veçse ka treguar se pacie ntit i janë marrë dje mostrat, dhe dje ka rezultuar pozitiv.
“Rastin është dërguar më datë 19 në Klinikën Infektive, por nuk i janë marrë mostrat meqë nuk ka pasur shenja. Pastaj, më datë 25 i janë bërë analizat dhe ka dalë pozitiv. Mostrat për analiza mund të jenë të kufizuara. Nuk po e akuzoj Institutin e Shëndetit Publik ose ndonjë institucion tjetër, të gjithë jemi bashkë në këtë betejë. Të gjithë duhet të jemi vigjilentë”, ka thënë ai.
Ai tha se janë në kontakt me familjet dhe do të ofrojnë mbështetje për të gjithë qytetarët brenda kompetencave që kanë si komunë.
Numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 79, ndërkohë që ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar sot se zyrtarisht është shënuar rasti i parë i shëruar në Kosovë.
“Më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalë negativ. Sipas rekomandimeve të OBSH-së, kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditë distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19. Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë”, tha Vitia.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...