Lajme

Kryetari i Preshevës viziton Thaçin, Veselin e Krasniqin në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 27 June 2022

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vizituar tre krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Pas takimit, Arifi përmes një video ka shprehur shqetësimin për padrejtësitë, siç tha ai, që po bëhen me procesin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.

I pari i Preshevës ka thënë se kjo ushtri është boshti dhe themeli, pa të cilën nuk do të kishte shtet.

-Advertisement-

“Konsiderojmë se do të lirohen sa më shpejt dhe atë të në formë të pafajshëm dhe të kthehen në vendlindjet e tyre dhe në familjet e tyre. Deri atëherë shpresojmë që gjykata merr parasysh kërkesat e shumta, të cilat në mënyrë institucionale janë drejtuar këtu që të mbrohen në liri. Unë kam qenë shumë i befasuar me pozitivitetin e të tri vëllezërve që janë këtu, siç është Kadri Veseli, apo edhe ish-presidenti Thaçi, por edhe baca Kup, i cili u gëzoheshin për shëndetin e mirë, por edhe kanë dhënë fjalë pozitive. Një nga fjalët që më ka mbetur nga të tretë në mendje është që ‘ne gjendemi në burg, por mendojmë pozitivisht edhe të mirën e gjithë kombit’. Por, edhe një nga fjala e ish-kryeparlamentarit ishte ‘gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës’”, ka thënë ai.

Pas vizitës, Arifi tha se është me shpresë që udhëheqësit e UÇK-së, do të lirohen dhe do të dalin të pafajshëm.

Javën që shkoi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vizituar të paraburgosurit në Hagë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera