Sport

Kryetari i FFK-së takohet me Sylejman Selimin

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 11 March 2019

Agim Ademi ka pritur sot ish-Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më pas edhe të TMK-së e FSK-së, gjeneralin Sylejman Selimi, e ku të pranishëm ishin edhe nënkryetari Bakir Burri, anëtari i KE-së, Luan Vokshi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe ndihmëstrajneri i Kombëtares, Muharrem Sahiti

Me këtë rast presidenti Ademi shprehu respektin e tij dhe të KE të FFK-së për vlerat dhe kontributin e gjeneralit në luftën çlirimtare, por edhe për kontributin e tij në kohën kur ishte futbollist, duke i dhuruar një plaketë me stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkaq, gjenerali Sylejman Selimi u shprehu mirënjohjen krerëve të FFK-së për mikpritjen dhe njëherësh shprehu ngushëllimet e tij për ish-presidentin Fadil Vokrri, derisa u shpreh i lumtur për sukseset që po arrin Kombëtarja e Kosovës në garat ndërkombëtare, si dhe vlerësoi lartë vazhdimin e punës së suksesshme nga krerët e FFK-së.

-Advertisement-

Me këtë rast, gjenerali Selimi theksoi se vetë rezultatet që po i arrin Kombëtarja, por edhe gara korrekte në kampionat dëshmojnë se puna në FFK po ecën mjaft mirë. /Gazeta inFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera