Lajme

Kryetari i Bordit të BQK-së Bashkim Nurboja punon në kundërshtim me Ligjin në Universitetin ‘Haxhi Zeka’ (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 02 March 2023

Bashkim Nurboja, kryetar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) edhe më tutje vazhdon të mbaj vendin e punës profesor asistent në Universitetin Publik të Pejës “Haxhi Zeka” në kundërshtim të plotë me ligjin, pasi që në këtë Universitet është e punësuar edhe bashkëshortja e Bashkim Nurbojës

Rregullorja për emërimin dhe riemërimin e personelit akademik numër 754/17 në nenin 10 pikën 7 parasheh se ne UHZ nuk lejohet rekurimit/angazhimi i kandidatëve brenda të njëjtës njësi akademike, nëse brenda asaj njësie njëjtë kanë një marrëdhënie të rregullt pune (në relacion bashkëshortor, prind fëmijë, vëlla dhe motër), raporton Veriu.info.

-Advertisement-

Kjo rregullore ka qenë në fuqi në momenti kur Nurboja ka themeluar marrëdhënie të rregullt pune në UHZ si mësimdhënës.

Por, pavarësisht kësaj, Nurboja edhe më tutje vazhdon angazhimin në këtë Universitet në Kundërshtim të plotë më ligjet në fuqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera