Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka shprehur mirënjohje të jashtëzakonshme për Qeverinë e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 01 March 2018
Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka shprehur mirënjohje të jashtëzakonshme për Qeverinë e Kosovës, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Ministrin e Sportit, Kujtim Gashi dhe gjithë ministrat tjerë që sot votuan për t’ia dhënë FC Prishtinës një parcelë toke që të bëhet me një kompleks sportiv, shkruan infokusi.
“E falënderojmë ministrin Gashi për këtë punë të jashtëzakonshme dhe tepër domethënëse. E falënderojmë shumë kryeministrin Haradinaj, i cili kërkonte punë si kryeministër dhe angazhimi i tij edhe në sport nënkupton se vërtet dëshiron të punojë”, tha Ejupi.
“Ky kompleks sportiv që do të ndërtohet nuk do të jetë vetëm i FC Prishtinës. Ai do t’i shërbej çdo klubi që do të ketë nevojë, Federatës së Futbollit po ashtu, sepse më shumë se ne nuk mund t’i kuptojë askush dikë që ka nevojë apo mungesë të infrastrukturës”, theksoi Ejupi.
Ndera, Ministri i Sportit, Kujtim Gashi, i ka përcjell urime FC Prishtinës dhe qytetarëve të kryeqytetit përmes kryetarit të klubit bardh e kaltër, Remzi Ejupi, me rastin e ndarjes së një parcele të tokës nga Qeveria e Kosovës prej 5.6 hektarësh për ndërtimin e një kompleksi sportiv modern me vlerë milionëshe
Në postimin e ministrit Kujtim Gashi në “Facebook” thuhet:
Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës aprovoi vendimin për dhënien e autorizimit për klubin e futbollit ‘Prishtina’ që në bashkëpunim me MKRS-në të ndërmarrin veprimet e nevojshme për përgatitjen e dokumentacionit për dhënien në shfrytëzim të pronës publike në Bernicë të Poshtme për klubin e futbollit ‘Prishtina’, ku parashihet të ndërtohet Kompleksi sportiv.
Përmirësimi i kushteve të infrastrukturës sportive në vend, mbetet prioritet i vazhdueshëm i imi si Ministër i Sportit në mënyrë që talentet dhe futbollistët të kenë ambiente të përshtatshme për ushtrimin e aktiviteteve sportive sipas standardeve UEFA-së dhe FIFA-së, andaj dhënia në shfrytëzim e kësaj hapësire do të krijoj kushte për zhvillimin e gjeneratave të reja të cilat do të merren me zhvillimin e sportit.
Të tjera
-
Promovohet sot romani `Oj Kosova ime` i autores gjermane Mechthild Henneke
Sot, do të promovohet romani i autores gjermane Mechthild Henneke me titullin...
-
Me disiplinë e vendosmëri, kadetët e FSK e përfundojnë marshimin 12.8 kilometërsh
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se kadetët e Forcës së Sigur...
-
Shefi i ri i KE-së pritet t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme, për shkak të agjendës Osmani delegon ftesën te institucionet tjera
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, javën e ardhshme pritet ...
-
Në Zubin Potok hapet një urë për këmbësorë, u ndërtua nga KFOR-i
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë n...
-
Seanca plenare e NATO-s: Kosova ishte pjesëmarrëse – delegacionit serb iu refuzuan vizat, shkak dyshohet të jetë rreshtimi nga ana e Rusisë
Delegacioni serb nuk mori pjesë në seancën e 70-të të Asamblesë Parlamentare ...
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht gati transferimi i pushtetit
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të...
-
Franca do ta arrestojë Netanyahun
Kryeministri francez, Michel Barnier, deklaroi se Franca do t’i zbatojë detyr...
-
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
Sot vazhdon dita e tretë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhu...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të leht...
-
FSK shënon sot `Ditën e Forcës`
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë "Ditën...
-
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në rend të ditës janë 30 pik...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...