Fokus

“Kryetari është ende në përcjellje”, Zemaj jep detaje për “planin për atentat” ndaj tij, Abdixhikut e Hotit që ndodhi rreth një vit më parë

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 24 October 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka dhënë detaje në lidhje me “planin për atenat” që u bë rreth një vit më parë ndaj tij, kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikut dhe ish kryeministrit , Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Infokus.

Zemaj në emisionin e Infokusit “Infotalks” ka thënë se Abdixhiku vazhdon të ketë përcjellje nga shteti, derisa ende nuk ka ndonjë njoftim për përfundimin e hetimeve në lidhje me këtë rast.

“Ende nuk kemi pasë ndonjë njoftim për përfundimin e këtyre hetimeve ose pa i zgjeruar ose në çfarë drejtimesh kanë shkuar. E di që kryetari i LDK-së është në masa përcjellëse. Tash nuk e di a është ky fakt a ka fakte të tjera por e di që na është afruar në atë kohë dhe kohë pas kohe interesim se mos kemi ndonjë shqetësim ose mos kemi ndonjë ose mos ka diçka tjetër dyshuese ndaj nesh por është ajo të cilën ne kemi kërkuar ose është pasqyruar si kërkesë që ka dalë edhe nga organet hetimore. Ne vetëm kemi qenë koshient edhe most ë them vigjilent nga dicka si paralajmërin sepse nuk duhet asnjëherë të anashkalosh faktin qoftë nga serioziteti ose nga vije ose se si vije sepse nganjëherë duket ose mund të rezultojë teper jo serioze por ndonjëherë mund të del edhe shumë serioze sic ka pasë edhe shumë raste në Kosovën e pasluftës”, ka thënë Zemaj në Infotalks.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera