Lajme

Kryetari Aliu prezanton profesoreshën e parë nga Ferizaj në Universitetin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 14 April 2021

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka prezentuar profesoreshën e parë nga ky qytet e cila ligjëron në Universitetin e Prishtinës në degën e Letërsisë Shqipe.

Bëhet fjalë për Dije Demiri Frangu autoren e parë në letërsinë për fëmijët, shkruan Gazeta inFokus.

Kryetari i Ferizajt e quan zonjë të rrallë e autore shumë të dashur për fëmijët Demiri Frangun.

-Advertisement-

“Vjosa Osmani ka marrëveshje politike me Lumir Abdixhikun”

Ai po ashtu ka renditur disa nga të arriturat e Prof. Asoc. Dr. Dije Demiri Frangu.

Postimi i plotë:

“Ferizaj ka profesoren e parë nga qyteti ynë në Universitetin e Prishtinës, Degën e  Letërsisë Shqipe, zonjën e rrallë, qytetaren e angazhuar e autoren e parë dhe të shumëdashur në letërsinë për fëmijët, Prof. Asoc. Dr. Dije Demiri Frangu.

Libri për fëmijë “Buzëqeshja s’është larg” më 1981, të qenurit editore e parë e revistës lokale të Ferizajt kushtuar grave “Rozafa” dhe udhëheqja e shoqatës me të njejtin mision e emër për 8 vite, kontributi i çmueshëm në shoqatën Sëitzerland-Kosova për 4 vite, ligjërimi e puna shkencore në institute e akademi vendore e të huaja, anëtare e Këshillit të Librit në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të qenurit Sekretare e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën  Shqiptare  për dy mandate, e natyrisht shkrirë punën në veprat “Zemra që të bie tamam, 2019 (për fëmijë) dhe Qumështi i poezisë, 2020 (për të rritur), shto këtu edhe studimet e ndryshme letrare dhe libri studimor Letërsia për fëmijë (gjeneza, fenomene e autorë),  që përthekojnë opusin krijues me 12 tituj, pa lënë anash edhe përkthimin e veprës së saj në disa gjuhë, paraqesin veprën e çmueshme të profesores Demiri Frangu, që natyrshëm bën krenar Ferizajn e ferizajasit”./Gazeta inFokus/

Ferizaj ka profesoren e parë nga qyteti ynë në Universitetin e Prishtinës, Degën e Letërsisë Shqipe, zonjën e rrallë,…

Posted by Agim Aliu on Wednesday, April 14, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera