Lajme

“Kryetari Ahmeti shpërfill debatet publike me qytetarë”

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 29 June 2018

Organizata joqeveritare INPO ka reaguar ndaj injorimit të vazhdueshëm të Kryetarit të Komunës dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës për të prezantuar në takimet publike me qytetarë.Komuna e Prishtinës, më 29 qershor 2018, ka mbajtur takim të përgjithshëm me qytetarë, në të cilin nuk ka marrë pjesë as kryetari i komunës dhe as anëtarët e Kuvendit Komunal, siç obligohen me ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi për transparencë komunale.

“Ligji NR. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, respektivisht, neni 68, obligon komunën që së paku dy (2) herë në vit të mbajë takime publike, në të cilat takime duhet të udhëhiqen nga përfaqësuesit e zgjedhur komunal. Rrjedhimisht, përfaqësues të zgjedhur në komunë janë kryetari i komunës dhe anëtarët e kuvendit.

Në asnjë dispozitë të këtij ligji, nuk parashihet që të emëruarit politik, respektivisht drejtorët e drejtorive të mbajnë takimet publike, pasi që ata nuk janë përfaqësues të zgjedhur nga vota e qytetarëve. Tutje, sipas nenit 7, të UA (MAPL) Nr.01/2015 për Transparencë në Komuna, kryetari i komunës ka për obligim të organizoj takime më qytetarë me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë me problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, si dhe të dëgjoj propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjeve të ngritura, e që janë kompetencë e ekzekutivit të komunës.

-Advertisement-

Gjithashtu, edhe statuti i komunës e obligon kryetarin që t`i udhëheq takimet publike me qytetarë”, thuhet në reagimin e INPO

Në bazë të monitorimit sistematik të komunës së Prishtinës, INPO-ja, ka vërejtur se kryetari i komunës nuk merr pjesë në takime me qytetarë. Për më tepër, nuk e delegon as nënkryetarin e komunës, gjë të cilën e parasheh ligji.“Ky injorim i kryetarit të komunës ndaj qytetarëve të Prishtinës bie ndesh me praktikat e qeverisjes së mirë, transparencën dhe llogaridhënien para qytetarëve, pasi që kryetari Shpend Ahmeti, mandatin për të qeverisur më komunën e ka fituar nga qytetarët dhe ndaj tyre duhet të jetë llogaridhënës”, thotë kjo OJQ.INPO-ja, ia rikujton kryetarit Ahmeti, se sipas “Indeksit të Kënaqëshmërisë së qytetarëve më Shërbime Komunale në Prishtinë 2018”, se 62.9% e qytetarëve janë shprehur të painformuar për ndonjë takim publik apo takime tjera të organizuara.

Prandaj, INPO, i bën thirrje kryetarit Shpend Ahmeti, që t`i zbatoj të gjitha obligimet ligjore për të vendosur komunikim të drejtpërdrejtë më qytetarët si dhe të jetë llogaridhënës para tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera