Lajme

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite edhe ndryshimet në ligjin për ndarjet buxhetore 2026

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 23 Tetor 2026

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora 11:00.

Kuvendi ka bërë të ditur edhe rendin e ditës në një njoftim për media ku një ndër pikat është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2026.

Rendi i ditës:

-Advertisement-

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.    Pyetjet parlamentare,

4.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,

5.    Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy