Lajme

Kryeshefja e Telekomit rehaton vëllain në këtë institucion, “shpiket” pozita enkas për të

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 17 August 2023

Indeksonline ditë më parë ka raportuar për ristrukturimin e pozitave në Telekomin e Kosovës, vetëm e vetëm për t’i rehatuar në pozita të larta menaxheriale persona të caktuar.

Kështu, me ristrukturim tashmë u rehatua edhe Burim Hana – vëllai i kryeshefes së Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, thonë burimet e Indeksonline.

Ai ka marrë pozitën e “Menaxherit – Analiza, Strategjia e Marketingut dhe Planifikimit”.

-Advertisement-

Kjo pozitë është “shpikur” enkas për emërimin e Burim Hanës, pasi më parë nuk ka ekzistuar.

I gjithë procesi i ristrukturimit është bërë me nepotizëm e me të preferuar te Burbuqe Hanës e cila mori pozitën e kryeshefes ekzekutive me mandat trevjeçar në Qeverinë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera