Fokus

Kryeshefi i KEK-ut gjatë arrestimit kërkoi të dërgohej në QKUK, Syla: Nuk është trajtuar tek ne

Autori: Elvira Haxhiu 17:46 | 19 April 2023

Nagip Krasniqi, kryeshef i Korporatës Energjetike të Kosovës, është arrestuar sot nën dyshimin për dallavere për një tender milionësh. Gjatë arrestimit Krasniqi ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të dërgohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që nuk po ndihej mirë.

Mirëpo, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë për Gazetën Infokus se i njëjti nuk është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare.

“Nuk është trajtu tek ne”, ka thënë shkurt Syla për Infokus.

-Advertisement-

Madje ai tha se askush nuk ka pasur informacion se Krasniqi është drejtor i KEK-ut.

Kujtojmë se njësia e Krimeve Ekonomike të mërkurën ka bastisur drejtorinë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Bastisja u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, mirëpo nuk u dhanë shumë detaje rreth këtij aksioni.

“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”, ka thënë, majorja, Luljeta Mehmeti për Infokus.

Arsye për bastisjen dhe shoqërimet në polici është një kontratë për renovimin e kaldajave në bllokun A5 të Termocentralit “Kosova A”, për një kontratë të konsulencës e për një tjetër kontratë me KEDS-in./Gazeta Infokus/

LAJMI I FUNDIT: Përfundon bastisja në KEK, shoqërohen në polici, Nagip Krasniqi dhe Rizah Dembogaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera