Lajme

Kryeparlamentari Konjufca takohet me diplomaten gjermane Schütz

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 09 January 2020

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës është takuar me diplomaten gjermane Susanne Schütz për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane.

Kjo u bë e ditur në një komunikatë për media nga zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.

Sipas kësaj komunikate diplomatja gjermane e uroi Konjufcën për postin e ri dhe biseduan për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Schütz uroi kryetarin Konjufca për zgjedhjen e tij në krye të institucionit më të lartë legjislativ të vendit, duke i dëshiruar atij suksese në detyrën e re institucionale. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer midis Kosovës dhe Gjermanisë në të gjitha fushat, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të tij në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Konjufca në këtë takim vlerësoi lart rolin e Berlinit në konsolidimin e brendshëm institucional e demokratik të shtetit të Kosovës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera