Kryeparlamentari Kadri Veseli vizitoi Kombëtaren A para ndeshjes me Ishujt Faroe

Autori: Gazeta inFokus
09:35 | 10 September 2018
Para ndeshjes së nesërme të Kombëtares A kundër Ishujve Faroe në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kombeve, sonte në hotel “Emerlad”, kryetari i Kuvendit i Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli ka vizituar Kombëtaren për të ju dhënë mbështetje dhe uruar suksese, shkruan GazetaFokus.
Me këtë rast kryeparlamentari Veseli është shprehur:” Unë dhe institucioni që drejtoj por edhe organet tjera qeveritare vazhdimisht e kemi mbështetur Federatën e Futbollit dhe do të vazhdojmë ta mbështesim fuqishëm e njëkohësisht dua të inkurajojë Kombëtaren tonë që ka nisur mirë kualifikimet për Ligën e Kombeve që të vazhdojë me angazhim maksimal dhe fusha e gjelbër është ku ju mund të tregoni, dëshmoni dhe ta prezantoni në mënyrën më të mirë shtetin e Kosovës.
Jo vetëm unë, por e tërë Kosova ka besim në ju dhe ju do të mund të arrini kualifikimin, ndërsa unë premtojë se me kualifikimin tuaj do të u shpërblejmë me një milion euro. Ju sigurojë se nesër do ta keni mbështetjen e shqiptarëve ku do që janë”. E nga ana e tij presidenti i FFK-së Agim Ademi duke falënderuar kryeparlamentarin z. Veseli ka thënë:” Ju falënderojë shumë për këtë vizitë dhe mbështetje që në vazhdimësi na e keni dhënë si dhe kujdesin e veçantë që keni treguar për Kombëtaren A.
Vizita juaj sonte këtu para ndeshjes së nesërme është një shtysë dhe motiv i veçantë për të gjithë neve e veçmas për futbollistët që nesër do të gjenden në fushën e gjelbër të stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Besojë shumë se grup i futbollistëve është unik dhe e kanë dëshirën, vullnetin dhe forcën që të na gëzojnë të gjithëve. Prandaj në emër të gjithëve kryetar Veseli, edhe njëherë ju falënderojë për gjithë atë që keni bërë, po bëni dhe të bëni në të ardhmen për futbollin e Kosovës”.

Të tjera
-
Gashi qesh me Haxhiun, i uron “suksese” pas ndërprerjes së sërishme të seancës konstituive, ajo: Faleminderit Arben, shihemi!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i uroi suksese Albulen...
-
Kurti e gjeti rrugën pa kamera – sot hyri nga parkingu
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot gjeti një tjetër hyrje për ...
-
Behrami: Deputeti Kurti është duke i dënuar edhe votuesit e vet
Artan Behrami, deputeti nga radhët e PDK-së, tha se ky bllokim nga LVV është ...
-
Çitaku me apel: Qytetarët nuk votuan për bllokadë, është koha për reflektim
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Përsëritje pa ndryshim: Kuvendi sërish pa komision, dështim i 21-të
Për të 21-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar t...
-
Kryeziu: Problemi i opozitës s’është tek Haxhiu, por tek Kurti
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka thënë se partitë nuk ...
-
Sipas Bahtirit, VV po bën përpjekje për zhbllokim: 21 orë janë shumë, jo 21 ditë
Deputeti i Vetëvendosjes Agim Bahtiri pak para vazhdimit të 21- të të seancës...
-
Rexhepi: Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje
Zëvendëskryeministrja në detyrë Emilja Rexhepi, sot para mediave ka thënë se ...
-
Time Kadrijaj: S’ka ndryshim qëndrimi, Vetëvendosje të ndryshojë kandidatin e qasjen e saj
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se partia e saj edhe në seancën e sotm...
-
Reagon polici ndaj të cilit Serbia lëshoi fletarrest: Do vazhdoj me integritet dhe përkushtim
Pjesëtari i policisë së Kosovës, Dylot Brahimi, ka reaguar pasi autoritetet s...
-
Ulqin: Një 19-vjeçar vdes pas një aksidenti tragjik në punë
Një 19-vjeçar i quajtur Erion Kurti, ka vdekur dje pas një aksidenti tragjik ...
-
Policia shqiptoi 1326 gjoba në trafik për 24 orë
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë ka shqiptuar 1326 gjoba në trafik. ...