Lajme

Kryeministri Kurti viziton Shërbimin Korrektues

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 23 August 2024

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Shërbimin Korrektues të Kosovës, bashkë me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se në qëndrimin atje, u bisedua mbi punën dhe sfidat e shërbimit korrektues.

“…në 11 burgjet e Kosovës ndodhen gjithsej 1734 të burgosur, prej tyre 1120 të dënuar. U theksua miratimi i ligjit për SHKK-në me të cilin janë themeluar njësi të reja, si ato për Vlerësimin dhe Klasifikimin e të Burgosurve, për inteligjencë, njësia Ekonomike dhe themelimi i Institucionit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, si dhe miratimi i planit zhvillimor strategjik për SHKK-në 2023-2027, përmes të cilit synohet përmbushja e vizionit të agjencisë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Thuhet se u fol edhe për programet rehabilituese dhe aftësimin profesional për të dënuarit dhe mundësitë e bashkëpunimit me organizata të ndryshme.

“Me qëllim përmirësimin e infrastrukturës, me përkrahjen e Qeverisë është ndarë buxheti prej 8 milionë euro për ndërtimin e Qendrave të reja Korrektuese, e ato janë: Qendra Korrektuese për Femra në Lipjan; Qendra e Paraburgimit në rajonin e Prizrenit me kapacitet prej 300 shtretër; dhe zgjerimi i Institutit të Psikiatrisë Forenzike”, thuhet tutje në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera