Lajme

Kryeministri Kurti udhëton drejt Mbretërisë së Bashkuar

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 12 February 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar, ka njoftuar kryeministria.

Sipas njoftimit, Kurti do të qëndrojë vetëm një ditë.

“Në qëndrimin e tij njëditor atje, krahas takimeve me zyrtarë të institucioneve, ai do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera