Lajme

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Finlandës, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 19 September 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi gjatë pasdites Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

U bisedua për çështjet bilaterale me theks investimet në sektorin e energjisë në përputhje me objektivat e qeverisë për diversifikim të burimeve të energjisë dhe tranzicionin e gjelbër.

Zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për dialogun në Bruksel, gjithashtu ishin pjesë e bisedës sot.

-Advertisement-

Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Republikën e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera