Kryeministri izraelit kërkon nga qytetarët të mbajnë armë me vete

Autori: Gazeta inFokus
22:57 | 31 March 2022
Pas sulmeve të përsëritura në ditët e fundit Kryeministri izraelit Naftali Bennett u ka bërë thirrje civilëve izraelitë që kanë leje për armëmbajtje që të “mbajnë armë” me vete, transmeton Insajderi.
Naftali Bennett njoftoi një seri masash të reja sigurie në një videomesazh të publikuar mbrëmjen e kaluar pas sulmit në qytetin Beni Barak ku u vranë pesë izraelitë, njëri prej të cilëve ishte polic.
“Qytetarë të Izraelit, ne aktualisht po përjetojmë një valë të përgjakshme terrorizmi dhe, si në të gjitha valët e mëparshme, ne do të triumfojmë së bashku. Çfarë pritet nga ju si qytetarë të Izraelit? Të jeni vigjilentë dhe të përgjegjshëm. T’i hapni sytë. Kushdo që ka leje për të mbajtur armë, tani është koha ta mbajë atë”, tha ai.
Bennett argumentoi edhe vendimin për konfiskimin e armëve të arabëve izraelitë.
“Ne po përshpejtojmë gjithashtu mbledhjen e armëve të paligjshme nga komunitetin arab, i cili ka grumbulluar një sasi të jashtëzakonshme gjatë viteve. Tani është koha për ta pastruar këtë”, deklaroi kryeministri izraelit Bennett.
Javën e fundit ka pasur tre sulme të përgjakshme me armë zjarri në Izrael./insajderi

Të tjera
-
Detaje nga rra*hja në veri të Mitrovicës, njëri nga të arrestuarit ndalohet për 48 orë
Njëri nga dy të arrestuarit e sotëm për përleshje fizike në veri, me urdhër t...
-
Ju, Kryeministër, dhe unë që kemi lexuar mijëra libra, a keni një ‘adut’ për të dalë nga kjo krizë?” – Gazetari habit Kurtin me pyetje të papritur
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është ballafaquar me një pyetje të pazako...
-
Kuvendi deklarohet për seancën e sotme konstituive, përmend edhe përplasjen e Deharit me deputetet e ish-opozitës
Kuvendi i Kosovës e ka publikuar një përmbledhje të shkurtër rreth ecurisë së...
-
IKShPK ndan këshilla për pushuesit që shkojnë në det
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka ndarë disa këshilla pë...
-
Shpërthen zja*rr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar
Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” ...
-
Gashi: Vendosja e votimit në mënyrë arbitrare, antikushtetues dhe cenim i demokracisë
Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi ka ripotencuar edhe një herë aktgjyki...
-
Një i lënduar nga rra*hja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia
Një person ka pësuar lëndime pas përleshjes fizike që pasoi sot në veri të Mi...
-
Përleshje fizike mes shqiptarëve dhe serbëve në veri
Një përleshje fizike mes disa personave shqiptarë e serbë, ka ndodhur sot në ...
-
Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiq paralajmëron arrestime të reja
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën studentët prote...
-
Musliu akuzon VV-në për diktaturë: Është koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvend...
-
Iu ndërpre fjala tri deputeteve, Deliu-Kodra: Në vend të fjalës, dëgjuam urdhëra, kjo s’është demokraci
Gjatë seancës së sotme konstituive, deputeteve Vlora Çitakut, Hykmete Bajrami...
-
Po udhëtonte drejt Greqisë, policia shqiptare kap 65 vjeçaren me 25 mijë euro të padeklaruara
Një grua është kapur me 25 mijë euro të padeklaruara nga Policia e Shqipërisë...