Lajme

Kryeministri italian i kërkon Bashkimit Evropian ri-forcimin e negociatave me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 04 May 2022

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të dalë më i fortë nga sfidat e shkaktuara si rezultat i luftës në Ukrainë që erdhi nga sulmet e vazhdueshme nga Rusia.

Ai ka shtuar se si Bashkimi Evropian duhet të fillojë zgjerimin e saj edhe drejt lindjes, ku edhe ka shtuar se duhet të forcohen negociatat me Kosovën, raporton Al Jazeera, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të integrojmë plotësisht vendet që kanë aspirata evropiane”, ka thënë kryeministri italian.

-Advertisement-

Ai shprehu mbështetjen e Italisë për “hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit” me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për negociatat e përforcuara me Kosovën dhe Bosnjën.

“Ne jemi në favor të anëtarësimit të të gjitha këtyre vendeve në Bashkimin Evropian dhe duam gjithashtu që Ukraina të jetë anëtare e Bashkimit Evropian”, deklaroi kryeministri italian.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati të nisin procesin e anëtarësimit që nga viti 2020, por kanë qenë në harresë për shkak të kundërshtimeve nga Bullgaria dhe kushteve të vendosura nga Gjermania dhe Holanda.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera