Lajme

Kryeministrat e Holandës e Luksemburgut nesër në Kosovë, Kurti del i pret në Aeroport

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 03 July 2023

Zyra e kryeministrit ka treguar për agjedën e kreut të ekzekutivit, Albin Kurtit, i cili të martën e pret në Prishtinë kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksenburgut, Xavier Bettel.

Kurti ata do t’i pres në aeroport në ora 07:55, dy kryeministrat e shteteve evropiane që nisin serinë e takimeve në Kosovë, pas vizitës së sot e kishin në Beograd.

Temë kryesore pritet të jetë situata në Veri të Kosovës.

-Advertisement-

Në ora 09:20 do të ketë takim të Kurtit me dy kryeminsitrat.

Më pas në ora 10:05 do të ketë një konferencë për media. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera