Kryemadhi: Rama shkurtimet t’i fillojë nga kryeministria, nga 600 veta personel, 180 vajza
Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 12 September 2017
E ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, duke folur për qeverinë e vogël të Ramës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është shprehur se 80% e buxhetit të shtetit është në duar të dy vetëve. Ajo shprehet se se shkurtimet duhet të fillojnë nga kryeministria, pasi ka 600 veta në përsonel dhe nga këto 180 janë vajza. Kryemadhi ka ngritur dyshime mbi funksionin e tyre dhe mbi pagesën që marrin. Gjithashtu ajo ka sqaruar se nuk ka të punësuar të LSI në administratë, por është një truk i socialistëve.
“Sepse 80% e buxhetit të shtetit është në duar të dy vetëve. Kjo do të thotë që të eliminosh çdo kënd tjetër, të eliminosh dëshmitarët e korrupsionit, se si mund të lësh ti 80% të buxhetit në duar të dy personave?! Ka qeveri të vogla, por buxheti është i shpërndarë në mënyrë të barabartë, këtu buxheti është i shpërndarë në dy personat e tij të besuar. Unë mendoj që shkurtimet ai duhet t’i fillojë nga kryeministria, sepse ka 600 veta në personel dhe 180 janë vajza. Se ça bëjnë një zot e di dhe që paguhen me rroga. Nëse ka agjenci që duhet shkurtuar, e para është agjencia e kryeministrisë. Nuk ka LSI të punësuar aty, është truk për të larguar socialistët e tij. A i përdori Sajmir Tahirin, Taulant Ballën, Mimi Kodhelin? Ku janë sot?” – shprehet Kryemadhi.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...