Lajme

Kryemadhi për Ramën: ERTV nuk të shpëton dot nga banga e të akuzuarve!

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 29 October 2017

Monika Kryemadhi beson se shumë shpejt Edi Rama do të jetë përkrah Saimir Tahirit në bangën e të akuzuarve për trafik droge. As fasada që krijon me ERTV, nuk do ta shpëtojë dot thotë Kryemadhi, që shpresat i ka tek “guximi i shqiptarëve”.

“Njerëzit e thjeshtë po vuajnë pasojat e fuqizimit të oligarkisë dhe mjerimit të ekonomisë së familjes. Vuajnë pasojat e papunësisë varfëruese e të pamundësisë për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten apo fëmijët. Përballë padrejtësive të qeverisë, guximi i shqiptarëve do jetë më i fortë se forca e pushtetit arrogant” shkruan Kryemadhi në Facebook.

Sipas saj, Edi Rama është i frikësuar dhe vetëm aktron kur “qan” hallet e popullit dhe përgëzon Vetingun.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera