Kryediplomati spanjoll nuk tregon nëse do ta mbështes aplikimin e Kosovës në BE

Autori: Gazeta inFokus
10:15 | 13 December 2022
Kosova brenda dhjetorit do ta dorëzojë aplikimin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Të paktën, kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
E lidhur me këtë çështje ka folur ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares.
Ai nuk ka treguar nëse do ta mbështes aplikimin e Kosovës për në BE.
Por, kryediplomati spanjoll tha se po e trajtojnë me rëndësi të veçantë situatën në veri.
“Nuk mund të deklarohem pasi që kërkesa nuk është ende në tavolinë. Do të marrim vendim pasi që kërkesa të mbërrin. Por, ne po e përcjellim me vëmendje situatën në veri, e cila është mjaft e tensionuar. Ne dënojmë sulmin ndaj Misionit Evropian për Sundim të Ligjit”, tha ai.
Manuel Albares, theksoi se mbështet dialogun Kosovë – Serbi, përcjell Klankosova.tv
“Ne mbështesim dialogun në mes të Prishitnës dhe Beogradit. Kjo është shumë e rëndësishme për stabilitetin e Ballkanit”, theksoi kryediplomati spanjoll.
Spanja është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Ndërkaq, zyrtarët e lartë të saj kanë theksuar se njëherë nuk e kanë në plan ta bëjnë këtë, përcjell Klankosova.tv.
Deklaratën e plotë mund ta gjeni KËTU

Të tjera
-
Deputeti i PDK’së paralajmëron një veprim drastik nëse dështon seanca edhe sot
Deptueti i PDK’së, Nait Hasani ka thënë se vazhdimi i pamasë i seancës konsti...
-
Murati: Deputetët e opozitës po e shkelin Kushtetutën – 21 herë nuk morën pjesë në votim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, para fillimit të seancës ko...
-
Moskonstituimi i Kuvendit, Zemaj: Përgjegjësia morale dhe politike bie mbi LVV-në
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur para nisjes së seancës së 30-të për ...
-
“Pa lirimin e tyre, nuk ka festë në Prishtinë” – Në 26-vjetorin e Çlirimit, qytetari kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, një qytetar ka shprehur pakënaqësinë dh...
-
Arben Gashi: S’ka sinjale për ndonjë ndryshim, por ka ardhë koha me gjet zgjidhjen
Arben Gashi nga LDK para nisjes së seancës ka thënë se nuk ka sinjale për ndo...
-
Arrestohen dy kosovarë në Shëngjin, u kapën duke shitur dro*gë – një tjetër shpallet në kërkim
Policia e Shtetit në Shqipëri ka realizuar një operacion të koduar “Kamuflimi...
-
Bizneset protestojnë sot, kërkojnë shtyrjen për një vit të vendimit për tregun e lirë të energjisë
Organizatat e bizneseve për ditën e sotme kanë paralajmëruar protestë kundër ...
-
Arrestohet hajni që vodhi 350 euro nga një lokal në Prishtinë
Është arrestuar i dyshuari i cili më 4 maj me përdorim force kishte depërtuar...
-
Musk i bie pishman për disa postime lidhur me Trumpin
Miliarderi Elon Musk tha të mërkurën se pendohet për disa nga postimet që bër...
-
Vde*s regjisori shqiptar Leka Bungo
Është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori, aktori dhe skenarist...
-
Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë
Turizimi në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajit prill të këtij ...
-
Tre të arrestuar për mashtrim në Fushë Kosovë, ua morën 10 grave 45 mijë euro
Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit në bashkëveprim...