Lajme

Kryediplomati i Luksemburgut sot viziton Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 04 November 2024

Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel sot do të vizitojë Kosovën.

Kryediplomati i Luksemburgut, do të ketë takime të ndara me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi. Pas takimit me Bislimin do të mbahet konferencë e përbashkët për media, në kuadër të së cilës do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi mes palëve.

Mysafiri nga Luksemburgu, do të pritet edhe nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ku pas takimit është paraparë të mbahet edhe nëj konferencë për media.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera