Sport

Kros: Nuk është fundi i epokës

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 06 March 2019

Toni Kros ka folur pas eliminimit nga Ajaxi.

Gjermani është shprehur se njerëzit harrojnë shumë shpejt, duke justifikuar në një farë mënyre disfatën e mbrëmshme në “Santiago Bernabeu”.

Reali ka dalë zyrtarisht nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve, e njëjta gjë vlen edhe për kampionatin, ku diferenca me Barcelonën është teorikisht e parikuperueshme.

-Advertisement-

“Jemi një ekip i mirë dhe e kemi treguar në disa momente të sezonit, por jemi të sinqertë, jo vazhdimisht e bëjmë këtë. Është e vështirë ta pranosh, në një javë kemi humbur gjithçka, çdo mundësi për të fituar trofe. Për mua njerëzit harrojnë shumë shpejt çfarë ka ndodhur në të kaluarën, sepse nuk është e zakonshme që një skuadër të fitojë 3 Champions radhazi. Kjo nuk do të ndodhë më. Urime Ajaxit, ishte ekipi më i mirë”, deklaroi Toni Kros.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera