Sport

Kroos: Për fat të mirë, gjeta kohën e përsosur për t’u pensionuar te Real Madridi

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 06 December 2024

Legjenda gjermane e futbollit, Toni Kroos ndihet i lumtur me pensionimin e tij në kohën e duhur.

Kroos njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli në maj të 2024, megjithëse ai qëndroi për të ndihmuar Real Madridin të fitonte La Ligën dhe Ligën e Kampionëve dhe Gjermaninë të shkonte në çerekfinalen e Euro 2024.

Gjermani ishte vetëm 34 vjeç kur doli në pension duke bërë shumë bujë me pyetjet nëse duhej të vazhdonte. Por, Kroos ndihet i lumtur me vendimin.

-Advertisement-

“Për fat të mirë, kam arritur të gjej kohën e përsosur për t’u pensionuar në Real Madrid”, ka thënë fillimisht Kroos në bisedën e tij me Sports Illustrated.

“Dalja në pension dhe koha ishte ashtu siç kam dashur gjithmonë”, përfundoi ish-mesfushori i Real Madridit.

Real Madridi ka qenë i paqëndrueshëm që kur Kroos u largua nga Santiago Bernabeu. Klubi nuk nënshkroi asnjë zëvendësues dhe po has probleme të mëdha.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy