Kroos: Ndeshja ime e fundit? Nuk e ndjej se do të jetë ndaj Spanjës
Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 04 July 2024
Spanjë-Gjermani është kryefjala e momentin në EURO2024, me sfidën çerekfinale që do të luhet këtë të premte.
Në Stuttgart do të zbresin 6 trofe europianë, me të dyja ekipet që në fillim të këtij edicioni shiheshin si pretendente kryesore, teksa tani vetëm njëra do të prek fazën gjysmëfinale për të tentuar suksesin në fund.Në prag të ndeshjes, nga grumbulli ka folur për mediet Toni Kroos, mesfushori gjerman që ka njoftuar edhe tërheqjen nga futbolli pas Europianit.
Shoku i tij te Real Madrid, por që do të jetë kundërshtar mbrëmjen e 5 korrikut, Joselu tha se kjo do të jetë ndeshja e fundit e Kroos, por ky i fundit nuk mendon kështu.
“Jemi në çerekfinale dhe mendojmë vetëm për të triumfuar në fund. Ne kemi një dëshirë të madhe për të ecur përpara dhe jemi të bindur se mund ta bëjmë edhe pse përballë do të kemi një skuadër si Spanja. Ata janë një ekip shumë i mirë dhe besoj se do të jetë një ndeshje e madhe. Joselu tha se kjo do të jetë ndeshja e fundit për mua? E njoh shumë mire, por këtë dëshirë ia lë atij dhe do të bëjmë gjithçka që të mos realizohet. Unë e ndjej se nuk do të jetë ndeshja ime e fundit, ndaj ne do të shihemi sërish” – përfundoi Toni Kroos.
34-vjeçari u kthye në ekipin kombëtar shkurtin e kaluar, teksa pak ditë para finales së Champions League me Real Madridin ai njoftoi se do të mbyll karrierën në përfundim të EURO2024.
Të tjera
-
Asamblisti ferizajas: Vëllai erdhi për festa, u detyrua për shkak të reduktimeve të kthehej në Gjermani
Asamblisti nga radhët e PDK-së në Komunën e Ferizajt, Sedat Ismajli thotë se ...
-
PZAP e urdhëroi ta certifikojë Listën Serbe, KQZ: Do të presim nëse do të ketë ankesa në Supreme kundër këtij vendimi
Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka anuluar vendimin e KQZ’së ...
-
Krishtlindjet në kampin Bondsteel, Hovenier dhe Osmani festojnë me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...
-
Konsumi rekord i rrymës po çon në djegien e aseteve elektroenergjetike, thotë zëdhënësi i KEDS-it
Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord të energjisë elektrike, që po a...
-
Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krịme lụfte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çed...
-
Murati: Për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historin...
-
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Më shumë se 30 persona humbën jetën kur një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua n...
-
Pagesa e rrymës në veri, nën 20%
Disa e kursejnë, e disa edhe e paguajnë. Por, shumica e qytetarëve në veri të...
-
Certifikimi i detyrueshëm i Listës Serbe, Tahiri: Kurti e turpëroi shtetin para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryem...
-
Kurti për Krishtlindje qëndroi në Gjakovë: Kujdesi, dashuria e sakrifica qofshin vlerat që na shoqërojnë
Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gja...
-
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, deklarohet për korrupsion
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së s...
-
Prizren, babai e raporton të zhdukur djalin e tij
Një person ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë...