Lajme

Kroacia merr mbështetjen e Parlamentin Evropian për hyrje në Schengen

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 10 November 2022

Me 534 vota për, 53 kundër dhe 25 abstenime, Parlamenti Evropian i dha mbështetje Kroacisë për hyrje në zonën Schengen, bëri të ditur kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, i cili vlerësoi se shteti i tij është gati për Schengenin.

Plenkoviç është shprehur i bindur se Kroacia do t’i tejkalojë të gjitha pengesat për t’u bërë anëtare e zonës pa kufij të Schengen-it që nga 1 janari i vitin 2023.

Kriteri kryesor i caktuar për Kroacinë ka qenë menaxhimi i situatës me emigrantë në mbrojtjen e kufijve kroatë, gjë që Kroacia thotë ta kryejë me sukses.

-Advertisement-

Kryeministri i Kroacisë shprehu gjithashtu mbështetjen e tij për dy vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgarinë dhe Rumaninë, në rrugën e tyre për t’u bërë pjesë e Zonës Shengen.

Më parë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se mbështet anëtarësimin në Shengen për tre vendet e Ballkanit; Bullgaria, Rumania dhe Kroacia.

Kancelari gjerman tha gjithashtu se të tre vendet plotësuan të gjitha kërkesat e nevojshme për t’u bërë anëtarë të plotë të zonës Shengen.

Komentet e tij erdhën gjatë vizitës së tij në Pragë, ndërsa shtoi se Zona Shengen është ndër arritjet më të mëdha të Bashkimit Evropian, e cila sipas tij duhet të mbrohet dhe të zhvillohet më tej, përcjell Reporteri.net.

“Kroacia, Rumania dhe Bullgaria përmbushin të gjitha kërkesat teknike për anëtarësim të plotë. Unë do të punoj për t’i parë ata të bëhen anëtarë të plotë”, thuhet në deklaratën e Scholz.

Megjithatë, në gusht, Human Rights Watch (HRW) tha se Kroacia nuk duhet të lejohet të bashkohet me Zonën Shengen ndërsa u bëri thirrje autoriteteve të BE-së që të mos e pranojnë Kroacinë në zonën pa kufij të Shengenit.

Komentet e HRW erdhën në lidhje me trajtimin e Kroacisë ndaj emigrantëve, pas një raporti të botuar më 8 nëntor, ndërsa organizata joqeveritare hodhi akuza kundër Komisionit Evropian për të thënë se Kroacia është gati t’i bashkohet Shengenit.

“Kthimet përmbledhëse të paligjshme dhe të dhunshme të Kroacisë të azilkërkuesve dhe emigrantëve duhet ta skualifikojnë atë nga bashkimi në Zonën Shengen,” theksoi Lydia Gall, studiuese e lartë e Evropës Lindore dhe Ballkanit në HRW, duke shtuar se veprimet e Komisionit “dërgojnë mesazhin se abuzime serioze të të drejtave të njeriut nuk janë pengesë për anëtarësimin në Shengen”, sipas një raporti të siguruar nga Radio Evropa e Lirë.

Megjithatë, Komisioni Evropian i bëri thirrje Këshillit Evropian të miratojë vendimet për të lejuar Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë të bëhen pjesë e Zonës Shengen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera