Sport

Kroaci – Spanjë, përplasja e lojtarëve të Realit që me gjasë ju ka ikur (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 16 November 2018

Kombëtarja e Kroacisë ka shënuar fitore të madhe në Ligën e Kombeve, duke e mundur Spanjën 3:2 me golin e fitores të shënuar në minutën e 90’-të të takimit.

Stadiumi ‘Maksimir’ ishte arena e një përplasje të madhe mes Kroacisë dhe Spanjës, që në fund dhuroi pesë gola.

Kjo sfidë interesante, dhuroi përplasje dhe reagime shumë të nxehta edhe mes lojtarëve që luajnë së bashku në skuadra.

-Advertisement-

I njëjtë ishte rasti i Dani Ceballos dhe Luka Modric. Kjo dyshe pati momente të tensionuar gjatë kësaj ndeshje, duke mos kursyer edhe të shtyrat me duar ndaj njëri-tjetrit.

Pas ndeshjes, të dytë me deklaratat e tyre kanë lënë të kuptohen se janë ndjerë keq me ato veprime, duke thënë se e gjitha kjo do të mbetet vetëm në fushë.

“Kam pasur një problem të vogël me Modricin, asgjë e rëndësishme, gjëra që mbeten në fushë. Modric është një lojtar dhe person i madh”, ka deklaruar Ceballos pas ndeshjes.

“Ai ka mbrojtur vendin e tij dhe unë timin, është normale, pastaj të dy i dhamë njëri-tjetrit një përqafim, jam i sigurt që do të kemi një shaka me këtë rast në Madrid”, ka thënë Modric.

https://www.youtube.com/watch?v=fSJY73EzXkA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera