Sport

Kroaci-Francë, finalja e madhe e Botërorit

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 11 July 2018

Ka përfunduar super takimi ndërmjet Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Kroacisë, shkruan GazetaFokus.

Kroacia ka shënuar fitore ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e dytë të Kampionatit Botëror Rusia 2018-të.

Fillimisht Anglia kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Kieran Trippier pas një ekzekutimi fantastikë nga goditja e dënimit në minutën e 5-të.

-Advertisement-

FOTO: Super goli i Kieran Trippier nga goditja e dënimit.

FOTO: Super pritja e Subasic i cili ja mohoi golin Harry Kane.

Pjesa e parë u mbyll me epërsin prej 1:0 në favor të Anglisë, mirëpo në pjesën e dytë Kroacia arriti të barazoi rezultatin me anë të Ivan Perisic i cili realizoi në minutën e 68-të.

FOTO: Momenti i barazimit të rezultatit nga Ivan Perisic.

Pas këtij goli të Perisic, skuadra kroate u vërsul me të gjitha forcat drejtë portës së Anglisë, por nuk arriti të shënoj.

Kjo përballje përfundoi me barazim gjatë kohës së rregullt dhe ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15-të minuta.

Në vazhdimin e dytë Kroacia shënoi golin i cili i dërgoi në finalen e madhe.

Mario Mndzukic ka shënuar në minutën e 109 të vazhdimit të  dytë.

FOTO. Momenti i shënimit të golit të fitores nga Mario Mndzukic

Kroacia do të takohet në finalen  e madhe ndaj Francës e cila në gjysmëfinalen e parë e ka eliminuar Belgjikën me fitoren prej 1:0./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera