“Krizë mbi krizë”, Hoti numëron krizat që i shkaktoi qeverisja e Kurtit
Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 27 September 2022
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përmendur krizat që kanë kapluar vendin dhe sipas tij fajin kryesor e ka qeveria Kurti.
Hoti përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se kriza në arsim, në shëndetësi, politikë të jashtime, ekonomi dhe në dialog u harruan terësisht nga Qeveria.
Hoti ka shprehu shqetësimin e tij edhe për grevën, ku thotë se Qeveria po bën luftë me sindikata.
Postimi i plotë:
Krizë mbi krizë deri tek rënia e qeverisë
1. Krizë në arsim:
Një muaj nxënësit rrinë në shtëpi. Në vend që të dialogohet 24 orë deri të gjendet zgjidhja, qeveria bënë luftë me sindikata. Shtyhet ligji i pagave pa nevojë, por as nuk plotësohet kërkesa e sindikatave për 100 euro shtesë në muaj, edhe pse e realizueshme në aspektin buxhetor.
2. Krizë në shëndetësi:
Ministri i Shëndetësisë është non-ekzistent, ai është ministër me korrespondencë. Si rezultat, Kryeministri merr përsipër detyrat e ministrit duke kryesuar vetë një komision qeveritar për shëndetësi.
3. Krizë në politikën e jashtme:
Asnjë njohje apo anëtarësim për një vit e gjysmë. Shumë ambasada, e në veçanti ato në vendet kryesore mike janë me mungesë të stafit esencial. Grevë e stafit të MPJ-së për shkak të trajtimit joadekuat. Gafa të vazhdueshme të ministres dhe mungesë elementare e njohurive në diplomaci.
4. Krizë në ekonomi:
Qeveria nuk e ka idenë se si të përballohet inflacioni i lartë dhe kriza energjetike. Nuk ka konsultime me komunitetin e biznesit. Investimet e jashtme më të ulëta se në vitin 2019. Shpenzimet kapitale të qeverisë në nivelin më të ulët që ka qenë ndonjëherë me vetëm 9%. Papunësia mbetet aty ku ka qenë më 2019. Bilanci bankar i Qeverisë arrin në 600 milionë euro, me kosto të mëdha oportune për qytetarët dhe bizneset.
5. Dialogu në udhë pa krye:
Përveç një togfjalëshi absurd se “njohja duhet të jetë në qendër”, (pse jo në lindje apo perëndim, në të djathë apo në të majtë, në fillim apo në fund?), që përsëritet pa pushim, tjetër parim të dialogut nuk ka. Askush nuk di se çfarë po bisedohet. I kanë sharë marrëveshjet e mëparshme, e tash ato dolën që janë të duhura për të vendosur sovranitetin shtetërorë në tërë territorin. Deklarimet e forta se: nuk ka dialog me Serbinë por me serbët lokal, se nuk ka dialog pa kërkim falje, nuk ka dialog pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve e të tjera, u harruan plotësisht. Vendin e tyre e zunë darkat e përbashkëta.
Të tjera
-
PDK në Vrellë dhe Shushicë të Istogut, Krasniqi: “Ma Mirë” është shndërruar në një përgjegjësi qytetare
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka treguar s...
-
Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të...
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...