Lajme

Kriza kufitare Poloni-Bjellorusi, përshkallëzimi më i rrezikshëm i luftës hibride të Vladimir Putinit

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 16 November 2021

Derisa tensionet në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusinë vazhdojnë të përshkallëzohen, duket se Evropa po zgjohet ngadalë me faktin se njeriu që është përgjegjës për këtë krizë të prodhuar nuk është diktatori bjellorus Aleksandar Lukashenko, por mbrojtësi dhe sponsori i tij, Vladimir Putin.

Ditë më parë, kryeministri polak Mateusz Morawiecki drejtoi gishtin drejt Kremlinit.

“Ky sulm që po kryen nga [Aleksandar] Lukashenko, mirëpo e ka trurin e tij në Moskë, organizatori është presidenti [Vladimir] Putin”, tha Morawiecki gjatë një seance parlamentare në Varshavë.

-Advertisement-

Menjëherë pas këtij, euro-deputeti gjerman Manfred Weber i bëri jehonë këtij paralajmërimi.

Weber, i cili drejton Partinë Popullore Evropiane, partinë më të madhe në Parlamentin Evropian, përsëriti pretendimin e Morawieckit se Vladimir Putin ishte “kryeministri” pas veprimeve të Lukashenkos, të cilat ai i etiketoi pa mëdyshje si “një luftë hibride kundër Bashkimit Evropian”.

Nuk është e vështirë të kuptosh se pse gjithnjë e më shumë politikanë evropianë dyshojnë në Moskën për orkestrimin e ngjarjeve në Bjellorusinë fqinje. Vetë Putini ka mbrojtur me zë të lartë Bjellorusinë, ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka sugjeruar se BE-ja duhet të paguajë Minskun për të zgjidhur krizën. Mediet ruse të kontrolluara nga Kremlini, kanë ofruar gjithashtu mbështetje të fortë për propagandë për regjimin e Lukashenkos.

Shumë prej emigrantëve tani të përqendruar përgjatë kufirit lindor të BE-së pretendojnë se kanë arritur në Bjellorusi nëpërmjet vetë Rusisë. Kjo nuk është hera e parë që Moska akuzohet se ka “armatosur” emigrantët për të krijuar konflikt me Perëndimin. Gjatë ndërhyrjes ushtarake të vendit në Siri, Rusia është përballur vazhdimisht me pretendime të ngjashme.

Moska gjithashtu duket se po rrit përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë ushtarake në këtë krizë. Në një zhvillim të tillë, Rusia dhe Bjellorusia njoftuan planet për të filluar patrullimet e përbashkëta përgjatë kufirit me Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Ukrainën.

“Ky perimetër rreth shteteve baltike, Polonisë dhe Ukrainës duhet të monitorohet nga ushtarakët rusë dhe bjellorusë”, ka thënë Lukashenko.

Paralelisht me këtë deklaratë, bombarduesit bërthamorë rusë kryen një mision monitorimi në hapësirën ajrore të Bjellorusisë.

Çfarë është më e rëndësishme, pak vëzhgues të besueshëm besojnë se diktatori i Bjellorusisë do të guxonte të përfshihej në veprime të tilla provokuese në kufirin e BE-së pa lejen dhe inkurajimin nga Kremlini. Ndërsa marrëdhëniet midis Lukashenkos dhe Putinit kanë qenë historikisht komplekse, izolimi ndërkombëtar në rritje dhe cenueshmëria e brendshme e të fortit të Minskut pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi të gushtit 2020, e kanë bërë atë pothuajse tërësisht të varur nga Rusia për mbijetesën e tij politike.

Gjatë pesëmbëdhjetë muajve të fundit, Lukashenko është detyruar t’i japë Moskës një gamë të gjerë koncesionesh që kanë minuar sovranitetin e Bjellorusisë dhe e kanë vendosur vendin e tij nën ndikimin rus. Ky proces ka qenë veçanërisht i spikatur në sferën e sigurisë, me ngritjen e bazave të reja të përbashkëta ushtarake dhe një numër rekord të stërvitjeve të përbashkëta të ushtrisë duke krijuar atë që përbën një prani të përhershme të trupave ruse në Bjellorusi, duke bërë që shumë këtë ta komentojnë si një “bashkim ushtarak i përshpejtuar mes dy vendeve”.

Duke pasur parasysh kontekstin e varësisë së thellë të Lukashenkos nga Rusia, duket shumë e pabesueshme që ai të vepronte i vetëm në nxitjen e krizës aktuale kufitare. Në vend të kësaj, konfrontimi mban të gjitha shenjat dalluese të taktikave hibride të luftës të miratuara nga Kremlini viteve të fundit, pasi ai është përpjekur të armatos gjithçka, nga mediet sociale deri te imigracioni i paligjshëm si konfrontim me botën perëndimore.

Evropa vazhdimisht është paralajmëruar se veprimet agresive të Rusisë në “zonën gri” midis luftës dhe paqes do të rriten vetëm derisa Vladimir Putin të përballet me vendosmëri.

Këta përkrahës janë të prirur të nënvlerësojnë rëndësinë e luftës së Putinit në Ukrainë, ndërsa zgjedhin t’i trajtojnë sulmet e shumta kibernetike, fushatat e dezinformimit dhe vrasjet politike që ndodhin në të gjithë Evropën si incidente të izoluara dhe jo si dëshmi të synimeve armiqësore të Rusisë. Në vend të kësaj, ata promovojnë një qasje si “biznes i zakonshëm” ndaj Moskës dhe vazhdojnë të mbështesin projektin e gazsjellësit rus “Nord Stream II”, edhe pse Kremlini përdor hapur energjinë si një armë gjeopolitike kundër Evropës.

Ky qetësim ndaj Putinit na ka sjellë në situatën aktuale, me trupat rivale ushtarake që tani gjenden vetëm disa metra nga njëra-tjetra të kufirit lindor të BE-së dhe në të gjithë kontinentin.

Mjerisht, reagimi perëndimor ndaj këtij përshkallëzimi të fundit rus ka qenë i pamjaftueshëm. Është mendim i dëshiruar të sugjerohet se masat e reja të sanksioneve të propozuara nga BE-ja do ta detyrojnë Kremlinin të eskalojë.

Në afat të shkurtër, tani kjo do të varet nga vendosmëria e Polonisë dhe Lituanisë. Në të njëjtën kohë, autoritetet ukrainase duhet t’i trajtojnë ngjarjet në Bjellorusi si një zgjatje e luftës hibride të Rusisë kundër vendit të tyre. Me Lukashenkon që tani vepron si kukulla e Putinit, kufiri një mijë kilometrash midis Ukrainës dhe Bjellorusisë duhet të cilësohet si front i ri i konfliktit.

Për të kundërshtuar kërcënimin e Kremlinit, vendet në vijën e parë të luftës hibride me Rusinë e Putinit duhet të bashkojnë përpjekjet e tyre. Platforma ideale për këtë është Trekëndëshi i Lublinit, një nismë diplomatike e nisur vitin e kaluar nga ministrat e Jashtëm të Ukrainës, Polonisë dhe Lituanisë. Do të kishte gjithashtu kuptim përfshirja e Letonisë dhe Estonisë, nëse është e mundur dhe krijimi i një aleance më formale Baltik – Deti i Zi, që do të lehtësonte një bashkëpunim më të theksuar ushtarak.

Ndërsa ata punojnë për të krijuar kushtet për strategji, këto vende që janë në vijën e frontit duhet të kërkojnë gjithashtu angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Këto të fundit mbeten dy partnerët më të besueshëm për vendet që përballen me sfidën e një Rusie të ringjallur. Është e panevojshme të thuhet se përpjekjet e tilla duhet të trajtohen në një mënyrë që do të plotësojë në vend duke zvogëluar rolin e NATO-s si garantuesi përfundimtar i paqes në rajon.

Me situatën që aktualisht është në rrezik për të dalë jashtë kontrollit në kufirin bjellorus dhe me forcat ruse të përqendruara sërish pranë Ukrainës, thjesht nuk ka kohë për të humbur. Duhet të jemi të përgatitur për një agresion rus gjatë muajve të ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera