Kritika opozitës, mediave e ndërkombëtarëve: Çfarë ndodhi në protestën e çuditshme pro Kurtit në Prishtinë?
Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 13 August 2023
Një protestë e çuditshme ka ndodhur sot në Prishtinë. Nuk kishte ndonjë kërkesë e as ndonjë pakënaqësi. Në fakt kishte kënaqësi. Kënaqësi me pushtetin e drejtuar nga Albin Kurti dhe me presidenten Vjosa Osmani.
Një djalosh nga Açareva e Skënderajt mblodhi qindra qytetarë në sheshin “Skënderbeu”. Aty u kritikua opozita, u kritikuan mediat e analistët, madje edhe ndërkombëtarët. U mbështetën Kurti e Osmani, duke i krahasuar edhe me komandantin Adem Jashari.
Albert Shabani organizator i kësaj proteste, e nisi fjalimin duke i cilësuar pjesëmarrësit si familje, raporton Nacionale.
“Po iu konsideroj sikur familjen time. Ta respektojmë marshin tonë, të mos përdorim fjalë banale apo urrejtje dhe të mos vazhdojmë më tutje përpara. Të japim shembull për të mirë”, tha ai para qytetarëve.
E më pas, ai tregoi pse u mblodhën për të protestuar.
“Sot kemi ardhur që t’i tregojmë opozitës sepse veprat e juaja në pushtet e kaluara, kanë vdekur me ardhjen e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në pushtet, dhe kurrë më nuk do të vijnë”, deklaroi Albert Shabani, organizator i marshit.
U kritikua edhe faktori ndërkombëtar. Atyre iu kërkua që të mos ia mbajnë anën Serbisë.
“Sot kemi dalur këtu për t’i dhënë mesazhe edhe faktorit ndërkombëtar, pavarësisht ndihmës që na kanë dhënë si shtet, por që sot jemi të pakënaqur me presionin që po na bëhet neve. Ne jemi viktima, andaj e lutim faktorin ndërkombëtar që presionin ta shtojë mbi Serbinë, sepse ata kanë vrarë e masakruar, Kosova meriton mbështetje të fuqishme”, deklaroi Albert Shabani.
E në një protestë pro-Kurtit nuk ka se si të mos kritikohen mediat e analistët.
“Duhet t’ua japim një mesazh edhe mediave, e analistëve të cilët po prononcohen e po shihet të njëanshëm duke ia mbajtur krahun opozitës. Punën po e bëni me informacione të pavërteta. Ju mundeni me bo cka të doni, por me këtë popull kurrë e sa të jemi gjallë”, deklaroi Albert Shabani para qytetarëve.
E një protestues tjetër që mori fjalën, paralajmëroi se kombi shqiptar do të ngritët në luftë, e nuk do të lejojë cenimin e asnjë metri të territorit.
“Një protestues: Qytetar të Kosovës, nuk i lejojmë pazaret me integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Le ta dijnë krejt perëndimi se për një metër tokë të Kosovës, krejt kombi shqiptar do të hyjë në luftë pa vullnetin tonë sepse është luftë e nxitur nga Millosheviqi. Populli i Kosovën dëshiron qetësinë e lirinë, me dinjitet e krenari. Kanë marrë fundet pazaret”, deklaroi një nga protestuesit.
Protesta u shoqërua me thirrje “Albin ti ku je Diasporën këtu ke”, “Albin Kurti”, “Vetëvendosje”.
Të tjera
-
Gashi: Sllovia e Lipjanit në mbështetje të fuqishme për LDK
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi me numër...
-
Vlora Dumoshi: Vitia e LDK-së
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 30, Vlora D...
-
Dervishaj: Edhe Vushtrria beson se Kosova do të bëhet 77 ma mirë
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora për deputet me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza “dridhë” Vushtrrinë: Gjeneratë pas gjenerate, njerëzit punëtorë e kanë ndërtuar Vushtrrinë dhe Kosovën
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Haradinaj në Viti premton grante pa kthim për hapjen e bizneseve të reja dhe trefishim të subvencioneve për bujqësi
Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradi...
-
Kandidati i AAK-së, Dr. Haxhi Ibishi: Ne jemi bijtë e një historie që na ka mësuar se vetëm të bashkuar mund të ecim përpara
Në një atmosferë të mbushur me emocione, mirënjohje dhe shpresë, kandidati i ...
-
Sejdiu pas vdẹkjes së Kohler: Ishte mbështetës i padilemë i Kosovës, nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë
Ish-presidenti, Fatmir Sejdiu ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit gjerm...
-
Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e një personi të zhdukur
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve pë...
-
Ambasadorja Ziv siguron se në 2025, kosovarët do të udhëtojnë pa viza në Izrael
Sot, më 1 shkurt bëhen katër vite që kur Kosova dhe Izraeli kanë njohur njëra...
-
NATO në kërkim të dronëve që mund të mbijetojnë në Arktik
Rusia dhe Kina kanë shtuar aktivitetet ushtarake në Arktik, përderisa shtetet...
-
Bojkot ndaj dyqaneve e marketeve edhe në Maqedoni të Veriut, përgjysmohet qarkullimi tregtar
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditu...
-
Tahiri pas tubimit në Klinë: Fitorja është afër ndërsa shpëtimi i Kosovës po bëhet realitet
Besnik Tahiri kandidati për deputet me numrin 10 nga Aleanca për Ardhmërinë e...