Sport

Krisje Totale, Benzema Nuk Ndjek Më As Shokët E Kombëtares Në Rrjetet Sociale

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 23 December 2022

Karim Benzema dhe Franca humbasin çdo lidhje. Pasi sulmuesi refuzoi të udhëtonte drejt Katarit qoftë edhe për të ndjekur kombëtaren si një tifoz i thjeshtë në finale, së fundmi lojtari i Real Madrid e dërgon inatin e tij me Blutë në një tjetër nivel. Tashmë, Benzema nuk ndjek në rrjetet sociale më as një lojtar të kombëtares përjashtuar Tchouamenin me Camavingën me të cilët luan te Real Madrid, Varane, ish-shokun e tij te Reali, Mbappe si dhe Marcus Thuram.

Pjesa tjetër e kombëtares, tashmë nuk është më në Instagramin e sulmuesit duke konfirmuar se Benzema nuk ka pasur një raport miqësor jo vetëm me trajnerin Didier Deschamps por edhe me shokët e skuadrës.

Nga ana tjetër, Benzema vijon të ndjekë në rrjetet sociale, Zinedine Zidane i cili është edhe një opsion konkret për të marrë drejtimin e “Gjelave” në rast se Deschamps vendos të largohet dhe vetëm me “Zizu”, 35-vjeçari mund ta rishikonte vendimin e tij për t’u larguar nga ekipi i Francës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera