Lajme

Kreu i OSBE Ann Linde viziton sot Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 07:29 | 05 October 2021

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde, që për shkak të rotacionit mban edhe postin e kreut të OSBE-së, do të zhvillojë një vizitë këtë të martë në Tiranë.

Sipas agjendës, Linde do të takojë akterë të ndryshëm politik ku do të diskutojë kryesisht për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për programin e reformave të Shqipërisë.

Ndër të tjerat, ajo pritet të marrë pjesë në nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta, si dhe nuk do të mungoi një takim me shoqërinë civile.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera