Sport

Krerët e FFK-së vizituan përzgjedhësin Bernard Challandes

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 03 November 2018

Presidenti Agim Ademi në shoqëri të anëtarit të KE, Flamur Bunjaku dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu kanë vizituar dje në Zvicër përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë takimit u bisedua për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve kundër Maltës dhe Azerbajxhanit, të cilat do të jenë përcaktuese për atë nëse Kombëtarja jonë do të arrijë ta mbajë pozitën e parë në Grupin 3 të Ligës D. I pranishëm në takim ishte edhe Zekirja Shahini, pronar i mobilierisë së njohur Palma, i cili ka dhënë kontributin e tij për futbollin kosovar.

Po ashtu u bisedua për përkushtim sa më të madh të të gjithëve për përgatitjen sa më të mirë të këtyre dy ndeshjeve, për udhëtimin, formën e lojtarëve dhe për kushtet në mënyrë që sa më të qetë, të kujdesshëm e me profesionalizëm t’i përfundojmë edhe këto dy sfida, në mënyrë që të ruhet pozita e liderit, e cila ia mundëson Kosovës ngjitjen në Ligën C dhe njëherësh ia siguron kualifikimin në fazën e “play-off”-it në Ligën e Kombeve. /GazetainFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera