Kuzhina

Krem i ftohtë me kos, ja si ta përgatisni si një pastiçiere e vërtetë në kushte shtëpie

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 16 July 2017

I ngjashme me akulloren, ky krem i ftohtë me shije kosi do t’ju freskojë në orët më të nxehta të verës.

Përgatitet në 10 minuta, ndaj do të ishte e kotë të dilni për të blerë një kasatë a akullore kur më shpejtë do të bënit këtë ëmbëlsirë në shtëpi!

Përbërësit për 6 gota:

-Advertisement-

● 400 g kos i bardhë shumë i trashë
● 300 ml pana e ftohtë, nga frigoriferi
● 60 g sheqer pluhur
● 1 bustinë vanilje
Për dekorim: Karamel gati ose salca të tjera frutash sipas dëshirës, thërrime biskotash etj

Përgatitja:
1 Në robot ose me rrahësin elektrik të vezëve bëjmë marengë me panën dhe sheqerin.
2Shtojmë kosin pjesë-pjesë dhe e përziejmë me spatul, me shumë kujdes. E shpërndajmë nëpër gota ose tasa dhe i lëmë në frigorifer për të paktën 3 orë, duke i mbuluar më parë me qese kuzhine. Në momentin kur do t’i shërbejmë, i dekorojmë sipas dëshirës me salcë frutash etj./Living/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera