Krejt çka Walker tha pas takimit me Thaçin
Autori: Halil Berisha 15:28 | 19 January 2020
William Walker këtë të diele ishte për takim tek Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Pas takimit Walker bashkë me Thaçin u prononcuan për media, shkruan gazeta inFokus.
Këtu, miku i madh i shqiptarëve foli edhe për gjendjen aktuale të Kosovës, politikën, por edhe për vet Presidentin Thaçi.
“Para se të them diçka, do të doja ta falënderoj Presidentin dhe t’ia jap dorën që ta kuptojnë të gjithë, faleminderit, shumë faleminderit”, ishte fjalia e parë që e tha Walker.
“Sikur e dinë të gjithë, unë vij në Kosovë aq shpesh sa mundem, e gjithmonë më duhet që të korrektoj gjërat që i kam thënë në të kaluarën, më duhet që të mësoj edhe gjëra të reja për këtë shtet që e kam parë tek rritët për plot 20 vite, sigurisht që jam shumë krenar me atë që ka ndodhur për 20 vitet e kaluara këtu, edhe pse shpesh dëshiroj, në fakt nuk dëshiroj por kritikoj shumë gjëra që kanë mundur të shkojnë më mirë e është dashur të shkojnë më mirë, por jam shumë krenar me atë që ka arritur Republika e Kosovës dhe çfarë është sot, e sidomos kur e krahasojmë me para 21 vitesh, këtë herë kam ardhur dhe kam më shumë kohë të takohem me Presidentin, ky është shumë i zënë, unë jo edhe aq, por kam mësuar shumë gjëra, për shembull isha në Krushë dhe dëgjova shumë gjëra që kanë ndodhur atje, ndoshta edhe më të këqija se në Reçak, e di, unë identifikohem me Reçakun, ashtu edhe siç duhet, por doja të ju tregoj popullit të Krushës dhe qindra njerëzve të tjerë që përjetuan masakrat e gjërat e këqija që ndodhën para dhe gjatë luftës, ashtu sikur unë vazhdoj të mësoj shumë gjëra për Kosovën, për këtë arsye edhe kam ardhur, gjithashtu këtu kam ardhur që të shoh se ju jeni në mes të një situate shumë interesante politike tani”, ka thënë Walker.
E miku amerikan ani se thotë që u takua me shumë akterë të situatës aktuale politike thotë që është paksa konfuz, shkruan gazeta inFokus.
“Shpresoj që të dëgjoj edhe më shumë se ku jemi, çfarë po ndodhë, kush po fiton, kush po humb politikisht, unë kam folur me disa nga lojtarët por prapë jam paksa konfuz ashtu siç mendoj që edhe shteti është, unë mendoj që Kosovës i duhet një qeveri, ju keni humbur 100 ditë, po shpresoj që kjo nuk shkoj edhe shumë gjatë pa Qeveri e cila duhet të formohet e Kosova të khehet në ndërtimin e rrugëve pasi të gjithë në Kosovë dëshirojnë një shtet më me prosperitet e më të fortë në qendër të Evropës e unë poashtu shpresoj që gjërat të shkojnë në drejtimin e duhur”.
Walker iu drejtua me disa fjalë edhe popullit, shkruan gazeta inFokus.
“Po e shfrytëzoj këtë mundësi që t’i përshëndes miliona miqë në Kosovë e t’iu uroj fat në ditët e ardhshme e të cilat të prodhojnë një rezultat të suksesshëm nga procesi i zgjedhjeve dhe që ky djalë këtu të ketë pak pushim, ai është bërë shumë më i bardhë e më i thinjur e më i lodhur në dukje, por po, jepni pushim e ju lutem mos nxjerrni aso gjëra sikur ajo puna në kafe kur unë po ia tregoja një libër dhe një gjë hsumë interesante dhe një gazetar mendoi që kjo do të thoshte diçka tjetër duke thënë që nuk po i jap dorën, pra nëse nuk ju vjen keq unë do t’ia jap dorën edhe njëherë”, ka thënë Walker”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...