Lajme

Krasniqi viziton Thaçin e Veselin: I gjeta siç i kisha lënë me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 17 April 2024

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, njofton për vizitën e zhvilluar në Hagë te ish-presidenti Thaçi e ish-kryetari i Kuvendit Veseli.

Krasniqi thotë se kjo vizitë është pas gjashtë muajsh dhe se ish-krerët e UÇK-së i ka takuar ashtu siç i kishte lënë.

“I gjeta ashtu siç i kisha lënë herën e fundit: me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre, në të drejtën e Kosovës dhe në të drejtën e luftës së shenjtë të popullit tonë për liri”, shkruan Krasniqi.

-Advertisement-

“Fjalët, qëndrimi dhe kurajo e tyre, më bindin në secilën vizitë se të tillë do të mbeten deri në ditën e madhe të rikthimit në atdhe”, shkruan Krasniqi tutje.

Postimi i tij i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera