Lajme

Krasniqi viziton babain e Hashim Thaçit në Burojë, kujton momentin e shpalljes së Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 17 February 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkuar sot për vizitë në Burojë.

Atje ai ka takuar babain e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Haxhiun.

Krasniqi në një postim në Facebook ka thënë se në konakun e Haxhiut kanë rikujtuar momentet e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Krasniqit:

Në konakun e Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi, rikujtuam së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” – janë fjalët më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilat janë gdhendur përjetësisht në kujtesën e secilit prej nesh.

Krenari!.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera