Krasniqi: Vendimi për liberalizimin e vizave të merret pa asnjë vonesë
Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 19 July 2022
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga ana e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është lajm jashtëzakonisht pozitiv, pas një stërzgjatjeje shumë të paarsyeshme nga BE për Ballkanin Perëndimor.
Krasniqi theksoi se tani është momenti që BE-ja të marrë vendim pa asnjë vonesë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi sipas tij Kosova ka vite që i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.
“Ka vite që ne të gjithë besojmë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut është dashur ta nisin procesin e negocimit dhe është një sihariq i mirë, është një shpresë edhe për Kosovën që përfundimisht përkundër vonesës krejtësisht të paarsyeshme dhe të padrejtë në raport me ne të miratohet vendimi për lejimin e udhëtimit pa viza, pra liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo është një e drejtë e jona, e cila besoj edhe është e merituar, qysh nga viti 2018 së paku, sepse ne qysh atëherë kishim plotësuar të gjitha kriteret, kërkesat dhe rekomandimet të cilat kishin ardhur nga udhërrëfyesi dhe tashmë vërtetë nuk duhet të ketë asnjë vonesë. Kërkesa jonë dhe insistimi jonë është që vendimi të merret pa asnjë vonesë dhe normalisht pa asnjë kriter shtesë të kërkuar sepse qytetarët e Kosovës e meritojnë që të udhëtojnë lirshëm në zonën e Shengenit sa më herët që të jetë e mundur.”, tha ai.
Kreu i PDK-së duke folur për krizën ekonomike dhe rritjen enorme të çmimeve të produkteve bazë, tha se është fatkeqësi që Qeveria gjatë gjithë kësaj periudhe, ka qenë totalisht neglizhente, totalisht jokompetente dhe totalisht e paaftë për të ndërmarrë çfarëdo mase për ta lehtësuar këtë barrë jashtëzakonisht të rëndë të qytetarëve dhe familjeve kosovare.
“Ne kemi dhënë një sërë propozimesh që nga viti i kaluar për sa i përket energjisë fillimisht, duke e ndjerë dhe duke e parë që po vinte një krizë e jashtëzakonshme dhe gjithçka kishte mbetur në heshtje nga ana e Qeverisë. Pastaj, fatkeqësisht u realizuan të gjitha ato parashikime që nuk ishin aspak pozitive, përkundrazi ishin shumë negative. Ne përfunduam me propozimin e Qeverisë për të na rritur energjinë në mbi 200 për qind tek pjesa e tarifave të shtrenjta. Në shkurt, por në mënyrë konkrete në mars, ne kemi propozuar masat adekuate për ti implementuar Qeveria në mënyrë që të lehtësohej barra financiare sa i përket rritjes së çmimeve. Asnjë nga këto veprime nuk është ndërmarrë dhe sot shohim që e vetmja mundësi që i ka mbetur Qeverisë është penalizmi i bizneseve të Kosovës”, tha Krasniqi.
Krasniqi vlerëson që idetë e Qeverisë për të ngarkuar bizneset dhe sipërmarrësit duke e përcaktuar marzhën e fitimit për çdo produkt esencial si për derivatet e naftës, janë të gabuara.
“E para sepse nuk do t’i ulin çmimet në nivelin sa do të duhej dhe sa do të ishte e përballueshme për qytetarët tonë dhe në anën tjetër do të vështirësonin funksionimin dhe mbijetesën edhe të ndërmarrësve të Kosovës. Kërkesat dhe propozimet tona janë të qarta, janë konkrete. Qeveria është dashur që të heq tatimin mbi vlerën e shtuar për të gjitha produktet bazike që janë pjesë të shportës esenciale. Është dashur po ashtu të ndërmerrte masat e njëjta edhe për derivatet ku ne kemi propozuar edhe heqjen e akcizës, në këtë mënyrë ne sot nuk do të kishim nga 1 euro e 75 cent litrin e naftës po do ta kishim 1 euro e 10 apo 1 euro e 15 cent. Ndërsa, çmimet që nga mielli, gruri, orizi, vaji e gjithçka tjetër që është pjesë e shportës esenciale do të ishin shumë më të përballueshme. Duhet ta kemi të qartë që kriza ekonomike, ende nuk e ka arritur pikun dhe kjo është vërtetë alarmuese sepse ne do të ballafaqohemi me një dimër të ashpër, i cili do të jetë shumë i ashpër në kuptimin social dhe ekonomik.”, tha kryetari i PDK-së.
Të tjera
-
Dyshohet se abuzoi se *sualisht në vazhdimësi me vajzën e tij 15-vjeçare, arrestohet 48-vjeçari
Një 48-vjeçar në Kavajë është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë kryer marr...
-
Qeveria ndan 300 mijë euro për komunitete, Murati akuzon BE-në për ngecje të projektit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar Bashkimin Evropian se për sh...
-
Morën mijëra euro nga buxheti pa kryer asnjë punë, pas katër vitesh qeveria Kurti shpërbënë ndërmarrjen NKEC
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka marrë vendim që ta shpë...
-
Sami Kurteshi lirohet nga akuza për sülm ndaj zyrtarit të KQZ-së
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sa...
-
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Turqinë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot e ka miratuar Nismën për lidhjen...
-
Haradinaj kujton të rënët e 21 majit 1998
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të...
-
Shtyhet për dy vite afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA
Qeveria e Kosovës në mbledhje ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Ame...
-
Daçiq: Perëndimi po ushtron presion mbi vendet që mund të mbështesin rezolutën për Srebrenicën
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se Perëndimi po ushtron s...
-
Pranimi në KiE “mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave”
Nëse Kosova nuk bën hapa të menjëhershëm drejt formimit të Asociacionit të ko...
-
Në Has hapet rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga që lidh...
-
Kurti godet gjyqësorin për arratisjen e Enver Sekiraqës: Dështim, reforma në drejtësi urgjencë kombëtare
Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke folur...
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vodhi para në Graçanicë e Uglarë
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ka kërkuar caktimin e masës së p...