Lajme

Krasniqi takon kryetarin e Obliqit, diskutuan për mbarëvajtjen e punimeve në projektet komunale

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 06 October 2022

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,  ka vizituar Komunën e Obiliqit, me ç’rast është pritur në takim nga Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi.

Përmes një komunikate të kësaj ministrie, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për mbarëvajtjen e punimeve në projektet komunale të cilat janë financuar nga MAPL, rritjen e mbështetjes ndaj grupeve të margjinalizuara dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

“Gjithashtu, Ministri Krasniqi dhe Kryetari Gashi, vizituan dy projektet e financuara nga MAPL në fshatin Plemetin, projektin për ndërtimin e trotuarit dhe ndriçimit e fshatit dhe projektin për rehabilitimin e infrastrukturës fizike tek komunitetet Egjiptian, Ashkali dhe Rom. MAPL, do të vazhdoj të mbështes projekte kapitale dhe infrastrukturore në Komunat e Republikës së Kosovës në mënyrë që të avancohet zhvillimi ekonomik lokal dhe të ofrohen shërbime më cilësore për qytetarët”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera