Lajme

Krasniqi takohet me kandidatët e PDK-së për kryetarë të komunave veriore, kërkon nga qeveria kushte për zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 09 December 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ytakuar kandidatët për kryetar të katër komunave veriore ku pritet të mbajen zgjedhjet e jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Infokus.

Nga radhët e kësaj partie, Taulant Kelmendi kandidon për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Albulena Behluli-Hetemi për Leposaviq.

Ndërkaq, Izmir Zeqiri do të kandidojë për komunën e Zubin Potokut dhe Ilir Pecin do të jetë kandidat i PDK-së për Zveçan.

-Advertisement-

Kreu i kësaj paritë përmes një postimi në “Facebook”, njoftoi se në këtë takim u diskutua për përgatitjet lidhur me këtë proces, situatën e tensionuar në veri dhe ndamë shqetësimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve atje.

“Vetë vullneti i tyre i palëkundur për të kandiduar në këto zgjedhje, është akt patriotik dhe në shërbim të forcimit të demokracisë në Republikën e Kosovës.

Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet kompetente që të krijojnë kushte të favorshme për mbarëvajtjen e këtij procesi, që të jetë i sigurt, demokratik dhe i lirë!”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera