Lajme

Krasniqi: Sveçla nuk ka ndjesi njerëzore, preokupohet për teneqe

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 19 January 2023

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka thënë se për zyrtarët qeveritarë të Kosovës se kanë mungesë të ndjesisë njerëzore.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka dënuar mos reagimin e ministrit të Punëvë të Brendshme, Xhelal Sveçla për kërcënimet ndaj zyrtarëve të LDK-se dhe PDK-së.

Profesori ka kritikuar edhe rikthimn e tëmës së targave nga ministri Sveçla.

-Advertisement-

“Xhelal Sfeqla ish marrë sot prapë me targat. Targat janë bërë obsesioni i qeverisë Kurti. Nga loja me targa e fuqizuan Serbinë në veri. (Këshilltari amerikan Cholet kish reaguar sot ndaj deklaratës së Sfeqles.)”, ka shkruar Krasniqi.

“Nuk pashë që të kishte Sfeqla ndonjë deklarim lidhur me kërcënimet me atentate ndaj liderëve të opozitës. Turp! Edhe ky rast dëshmon se këta qeveritarë kanë mungesë ndiesie njerëzore. Më shumë i preokupon një teneqe, se sa jeta e njerëzve”, ka shkruar me tej ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera