Lajme

Krasniqi shpreh ngushëllime për familjet Pacolli dhe Visoka pas tragjedisë në lumin Lepenc

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 18 June 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre personave nga Kosova në lumin Lepenc.

Në atë aksident një person ka arritur që të mbijetojë, të cilit Krasniqi i ka uruar shërim të shpejtë.

“Lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli në aksidentin e ndodhur mbrëmë afër Shkupit, na ka mërzitur shumë të gjithëve. Në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Pacolli dhe Visoka, posaçërisht Shkëlqimit, i cili pati fatin t’i shpëtojë kësaj tragjedie, në të cilën humbi prindërit dhe vëllaun e tij”.

-Advertisement-

“Mirënjohje dhe respekt të gjitha organeve, kosovare dhe maqedonase, të cilat u angazhuan pandalur për gjetjen dhe nxjerrjen e viktimave nga lumi Lepenc”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera