Lajme

Krasniqi: Qeveria Kurti, rekord për dështime kapitale

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 29 July 2022

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se të dhënat e publikuara nga Instituti GAP dëshmojnë se gjatë Qeverisjes Kurti nuk ka pasur investime kapitale.

Ajo ka shkruar se Qeveria Kurti ka shënuar rekord për dështime kapitale.

“Të dhënat e prezantuara nga Instituti GAP janë dëshmi e asaj që e kemi potencuar vazhdimisht. Qeveri praktikantësh, pa plan dhe ide. Në 10 vitet e fundit nuk ka pasur më pak investime kapitale se sa në këtë vit. Në vend të investimeve kapitale, rekord për dështime kapitale Qeveria Kurti!”, shkruan ajo në Facebook.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera