Vuçiq iu përgjigjet kritikave për “kuvendin gjithëserb” duke e akuzuar Ambasadën amerikane
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_20240611_193656_Facebook.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
19:37 | 11 June 2024
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka akuzuar të martën Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Sarajevë se ka “shkaktuar krizën” në Bosnje e Hercegovinë (BeH).
“Si, ku dhe prej kur shkruhet diku se prona është e autoriteteve qendrore dhe jo e entiteteve”, shkroi Vuçiq në llogarinë e vet në Instagram
Me këtë, ai iu referua çështjes nga maji i vitit 2023, kur SHBA-ja deklaroi se prona e shtetit të Bosnje e Hercegovinës mund të zgjidhet me ligj shtetëror, e jo me ligj entiteti.
Ai kërkoi nga partnerët amerikanë, siç i quajti ai, t’i përgjigjen se si “kanë ardhur në përfundim dhe në bazë të cilit akt, se prona është e autoriteteve qendrore, dhe jo e entiteteve, siç është shkruar në Marrëveshjen e Dejtonit”.
Vuçiq shtoi se për këtë, ndër të tjera, ata “kanë marrë pjesë në shkaktimin e krizës në territorin e Bosnje e Hercegovinës”.
Entiteti i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, është përpjekur vazhdimisht të zbatojë një ligj pronësie që synon transferimin e pronës shtetërore të Bosnjës te Republika Sërpska, pavarësisht se kjo është jokushtetuese.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese së Bosnje e Hercegovinës, prona shtetërore paraqet sende të luajtshme dhe të paluajtshme që shërbejnë për ushtrimin e pushtetit dhe mund të përfshijë edhe të mira publike (lumenj, male, pasuri natyrore, infrastrukturë komunikacioni etj.)
Pronat shtetërore në Bosnje e Hercegovinë nuk kanë qenë në dispozicion prej vitit 2005, kur përfaqësuesi i lartë i atëhershëm në Bosnje e Hercegovinë, Paddy Ashdown, vendosi Ligjin për mos lënien në dispozicion përkohësisht të pronës shtetërore. Ai është në fuqi derisa Asambleja Parlamentare e Bosnje e Hercegovinës të miratojë një vendim të ri për vënien në dispozicion të pronës në nivel shtetëror.
Në postimin e tij në Instagram, Vuçiq iu referua dispozitave të Marrëveshjes së Dejtonit, e cila, tha ai, “parashikonte se të gjitha funksionet dhe kompetencat shtetërore që nuk u janë caktuar shprehimisht institucioneve të Bosnje e Hercegovinës, do t’u takojnë entiteteve”.
Vuçiq paralajmëroi një ditë më parë se do t’i përgjigjet kritikave të Ambasadës Amerikane në Sarajevë në lidhje me të ashtuquajturin kuvendin gjithëserb, të mbajtur në Beograd më 8 qershor. Mirëpo, në njoftim ai nuk ka komentuar vlerësimin e Ambasadës Amerikane për konkluzionet e kuvendit.
“Kuvendi gjithëserb” u mbajt më 8 qershor në Beograd, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë dhe të entitetit serb, Republika Sërpska.
Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb. /REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-oksigjenni.png)
Të tjera
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...
-
“Parisi 2024”, Osmani i ofron mbështetje ekipit të Kosovës: E bindur që do të shkëlqejnë dhe do të sjellin medalje
Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minu...